Home Gjeo-Ekonomia Asnjë fjalë për Xhakën dhe Shaqirin, Rama: Nuk jam Kryeministri i Zvicrës

Asnjë fjalë për Xhakën dhe Shaqirin, Rama: Nuk jam Kryeministri i Zvicrës

Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një dalje për mediat, ku ndër të tjera është pyetur edhe për faktin se nuk ka patur asnjë reagim lidhur me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë dhe lojën e dy djemve shqiptarë, Shaqiri e Xhaka. Rama tha ndër të tjera, se nuk do donte që këta futbollistë të përdoreshin politikisht, apo mish për top për një lojë luftrash ballkanike, sikurse u shpreh.

“Nuk jam Kryeministri i Zvicrës, jam Kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do ndaja nga kombëtarja e Zvicrës dy qytetarë që kanë kombësi shqiptare, që ne i shohim me dashuri dhe simpati për një ndeshje të veçantë, çfarë do bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze për hir të së vërtetës. Është eikipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do t’i fryja zjarrit të një nacionalizimi qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq dhe i rrezikshëm. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket, kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama ndërsa shtoi se kjo do të thotë “të përdoren si mish për top për një lojë luftrash ballkanike”./Opinion.al

Share: