Home KRYESORE “I kemi bërë dy peshqeshe Ramës”, Shehi komenton situatën politike në vend

“I kemi bërë dy peshqeshe Ramës”, Shehi komenton situatën politike në vend

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në emisionin me Xhaxhiun  në FaxNews ka komentuar situatën politike në vend.

Ai tha se procesi i primareve në PD ishte proces pozitiv dhe një frymë ndryshe për politik-bërjen në Shqipëri.
Aleati i Berishës u shpreh se tani sfida tjetër për PD-në është të tejkalojë vetveten dhe të fitojë zgjedhjet lokale, të cilat do mbahen më 14 maj.
Shehi theksoi gjithashtu se ideja e tij ka qenë që kandidatët për kryetar bashkie duhet të dilnin përmes procesit të sondazheve, por kjo ide e tij duket se nuk u aprovua nga PD-ja, por gjithsesi ai shtoi se kundërshtari kryesor dhe i vetëm i opozitës është Edi Rama.

Ai u shpreh se:

Primaret janë diçka brenda një partie, primaret janë në PD ne na duhen një palë primare të tjera të fitojmë që të fitojmë zgjedhjet.

PD duhet të kapërcejë vetveten, formulimet që kisha unë si duket nuk ju leverdisën.

Tani ne jemi të gjithë kundër Ramës ,formula për t’u bashkuar, të jemi të gjithë rreth kandidatit për kryetar bashkie.

Këtu nuk ka më parti të mëdha apo të vogla, këto janë zgjedhje administrative dhe mund  të humben lehtë.

Ne i kemi bëër dy peshqeshe Ramës:

Tetë vite më parë që u dorëhoqëm nga reforma në formë betimi.

Dhe e dyta, fatale që dolëm nga zgjedhjet administrative dhe ua dorëzuam bashkinë të majtës.

Që nga 2008 nuk ka më politike në vend, nuk prodhohen më parti.

Kto që janë në pushtet e kanë mbushur kupën.

360grade.al

Share: