Home KRYESORE NDIKIMI I TERAPISE TEK UNE!

NDIKIMI I TERAPISE TEK UNE!

Përgatitur nga Enkelejda Gjoza, psikoterapete në Klinike ligjore me drejtim ne neuropsikologji

Nga rrëfimi i një paciente!

Përgatitur nga Enkelejda Gjoza, psikoterapete në Klinike ligjore me drejtim ne neuropsikologji

Nga rrëfimi i një paciente!

Cdo gje dukej “normale” ne siperfaqe derisa u shperngula ne Tirane per te filluar universitetin. Isha nje vajze qe nuk krijoja probleme, me arritje shume te mira akademike, frekuentoja nje sere aktivitetesh jashteshkollore dhe kisha jete sociale te pasur. Ne momentin kur ndodhi ndryshimi, shperngulja e bashke me te rutina,mekanizmat qe me kishin mbajtur funksionale brenda rrotes se Samsares u shperbene.

Kjo me solli ankth social, atake paniku me frekuenca te rregullta, pagjumesi, mungese motivimi, system imunitar te dobet,ndjesi pafuqie, mpirje te pergjithshme emocionale dhe nje boshllek qe rritej perdite e me shume. Edhe veprimi i thjeshte i te priturit autobuzin per ne shkolle me fuste ankth. Nuk gjeja kohe per te kryer as funksionet me bazike si ushqyerja.

Nese vleresohesha me nota qe deri me sot ishin te papranueshme per standartet e mija stratosferike,preferoja ta quaja te pashlyer detyren dhe ndjehesha e paafte ta rifilloja me idene se perpjekjet e mija ishin te kota.Keshtu u be nje pirg me pune te lena per me vone. Nderkohe qe une nuk kisha me force te cohesha nga shtrati ne mengjes,ky pirg u rrit ne progression gjeometrk jo vetem ne fushen akademike por edhe e aspekte te tjera te jetes. Te gjitha aktivitetet qe shmangia gjate dites, me perndiqnin naten duke ma beret e pamundur gjumin. Ditet kalonin ne gjume dhe netet duke pergjuar atakun e panikut te rradhes. U izolova nga njerezit dhe kaloja jave mbyllur ne shtepi. Me shoqeronte gjithe kohes ndjesia e pafuqise. Ndjeja se te gjithe me kishin braktisur,se nuk mund te mbeshtetesha tek askush dhe me kaploi nje vetmi e thelle, e erret. Isha nje femije i braktisur pa asnje pike referimi. Isha vulnerable dhe ne gjendje konstante alarmi. Per pagjumesine fillova te merrja pilula gjumi. Pas ca kohe shtova dozen e tyre dhe here hee i shoqeroja edhe me alkol. Dikush me sugjeroi te nisja terapine. Me dha nje kartevizite qe une e mora vetem sepse nuk ja njihja vetes te drejten te refuzoja, aq me pak nje nder, dhe sapo dikushi ktheu krahet e hodha ne kosh. As qe e dija cfare ishte terapia. Se si mund te me ndihmonte nje i panjohur .

Cfare mund te bente terapia me pirgun tim qe po me mbyste!? Ckuptim kishte!? Le qe kurre nuk do ti pranoja dikujt problemet e mija. Une nuk ja pranoja as vetes.Kaloi keshtu periudha e universitetit dhe une nuk u diplomova. Nderkohe lexoja pa fund. Vetmia me nxiti te dilja dhe te kerkoja nderveprim qe vazhdimisht me shkaktonte emocione te padeshiruara dhe qe shpesh nuk dija si ti menaxhoja. Megjiithese zhgenjeheshacdo here, megjithese vetmia nuk shkulej nga shpatullat e mija , rrija ne grupe njerezish ku une qeshja dhe beja te tjeret per te qeshur, jepja keshilla, ofroja ndihme dhe per disa isha edhe pike mbeshtetese. Marredheniet e mija ishin siperfaqesore dhe nuk ma permbushnin nevojen per intimitet.

Arritjet e mia ishin inekzistente dhe vetevleresimi ishte pertoke. Merrja persiper funksione per te ndihmuar te tjeret dhe dilja e sfilitur nga kjo. Ne te tille gjendje takova dike dhe ndertova pa vetedije nje iluzion utopik per te. Vendosa ate ne qender te jetes time dhe perkoi mrekullisht me kerkesat e tij per te qene ne qender te dickaje. Shihja sinjale alarmi kudo ne sjelljet e tij por e etur per tu pare, per te ndjere, per te qene e dobishme, i justifikoja te gjitha. Pastaj papritur u bera nene. Menjehere filloi depresioni post partum. Leximet e mia u shpeshtuan ne kete periudhe sepse pavaresisht gjendjes time, kisha nevojen biologjike te isha nje nene e mire. Memesia me dha nje perspektive te re. Pashe per here te pare me syte e te vertetes gjendjen e marredhenies ku isha gjendur. A doja dick ate ngjashme per femijet e mi? Absolutisht jo! Pata nje dissonance konjitive dhe nje perde me ish hequr nga syte. Kisha arritur te dalloja shume probleme te mijat, shume probleme te partnerit ne ate kohe dhe shume probleme te marredhenies tone. Por i minimizoja ose i justifikoja sepse kushtezimi social nuk i mbeshtet femrat per te patur nje jete te plote apo te shperfaqin veten jashte funksioneve kornize dhe duke u ballafaquar me kenaqesine qe te tjeret tregonin per faktin qe i kisha permbushur pritshmerite e tyre, funksioni kryesor qe kisha marre qe nga femijeria: te beja te tjeret te ndiheshin rehat, ishte kryer. Per 35 vjet Kjo ka qene motoja ime. Fundja te mendosh per veten eshte egoiste.Te kesh vetevleresim eshte mendjemadhesi. Duhet te jemi modeste, te presim te na vleresojne te tjeret. Tu japim te tjereve copen me te madhe te tortes, jastekun me te bute, vendin me te mire. Te jemi te bindur e te sjellshem edhe kur na sulmojne. Urdhero, merri kufijte e mij dhe perdori si llastiqe per te qelluar vetebesimin tim, integritetin tim, lirine time. E tille vazhdoi jeta ime per shume kohe derisa kuptova qe nese nuk do te beja dicka , keshtu do te jetonin edhe femijet e mi. E nese dashuria per veten ishte nje koncept qe deri me sot e kisha luftuar me dhembe e thonj, dashuria per femijet me dha forcen te beja gjene e duhur, ate me te veshtiren. Qe te arrish nje rezultat qe se ke arritur deri me sot, duhet te besh dicka qe se ke bere deri me tani. Bekuar qofte kushdo qe e ka thene. Kerkova ndihme. Nisa terapine. Seancat e para kam qene e ngurte dhe skeptike, por menyra si eshte zhvilluar terapia, duke me dhene mjete mbijetese dhe detyra per ti integruar,me beri te doja te pija gjithnje e me shume nga ky burim cudiberes. Per mua ishte shpetim. Seancat e trajnimit te asertivitetit ishin nje gjymtyre qe une nuk e kisha perdorur kurre me pare. Kur fillova ta integroja ne ekzistencen time, ndjeva se kisha jetuar deri ne ate moment, duke ecur vetem me nje kembe. Me kalimin e kohesh dhe integrimin e koncepteve te reja cliruese jo thjesht ne nivel konjitiv, por shume me thelle, pasha e barres time u reduktua jashtezakonisht. Po filloj te nderveproj nga nje nivel ekzistence me i larte. Nderveprimet me japin kenaqesi. Kam zbuluar tek vetja fale trajnimit te Problem solving, nje dimension magjik. Kam zbuluar vlera, aftesi, kendveshtrime te reja, nuance te reja dhe te gjitha keto me kane dhene paqe, entuziazem, hare, force, dinamizem si Brenda dhe jashte qenies sime ne rrethanat qe jane nje pasqyrim i botes se brendshme. Nje shembull i ligjit te terheqjes. Ky eshte thelbi; pastro rremujen ne mendje dhe cdo gje tjeter do te bjere ne vendin e vete. Kur fillova terapine, i bera vetes dhuraten me te madhe, fillova ta doja ate. Simptomat psikosomtike te gjithe barres me te cilen lundroja neper bote, ndaluan. Konkretisht analizat te cilat me pare jepnin alarmin e nje gjedjeje jot e mire, 3 muaj me vone ishin stabilizuar ne nivel optimal. Skematerapia me evidentoi krisjet e ekzistences dhe me ndihmoi te mbushja bazamentin e qenies per nje jete te qete dhe jo ne gjendje alarmi sic kisha jetuar deri atehere. Shtytja me e madhe qe kam ndjere gjate terapise ishte pas seancave EMDR. Eshte nje pune e mahnitshme qe te jep krahe.Secila nga seancat me ka pajisur me frekuenca te larta vibrimi qe kane formuar cdo here mozaikun e qenies time. Kam marre ne dore timonin e jetes dhe nuk kam frike te marr vendime e te pranoj pergjegjesite qe vijne nga ato. Terapia me mesoi te jem autoriteti i vetem ne zgjedhjet e mija dhe kjo, kur ke qene nje njeri qe jeten e ka pesuar e jo jetuar, eshte bekimi me i madh.Te jetosh ne plotesi, te perqafosh ate qe je dhe ciltersisht te zhytesh ne kuptim, kjo nuk ka cmim. Kam perjetuar 3 nivele te ndryshme jetese; ne burg, ne comfort zone dhe tani po jetoj e lire. Jam jashtezakonisht e lumtur qe mora vendimin te jetoj ne liri. Terapia, ky mjet i mrekullueshem eshte gjithmone e me prape, me i aksesueshem ndaj individit. Nuk eshte kurre vone. Ka gjithmone nje zgjidhje, nje rrugedalje.Je ti qe vendos. Duaje veten!

Cdo gje dukej “normale” ne siperfaqe derisa u shperngula ne Tirane per te filluar universitetin. Isha nje vajze qe nuk krijoja probleme, me arritje shume te mira akademike, frekuentoja nje sere aktivitetesh jashteshkollore dhe kisha jete sociale te pasur. Ne momentin kur ndodhi ndryshimi, shperngulja e bashke me te rutina,mekanizmat qe me kishin mbajtur funksionale brenda rrotes se Samsares u shperbene.

Kjo me solli ankth social, atake paniku me frekuenca te rregullta, pagjumesi, mungese motivimi, system imunitar te dobet,ndjesi pafuqie, mpirje te pergjithshme emocionale dhe nje boshllek qe rritej perdite e me shume. Edhe veprimi i thjeshte i te priturit autobuzin per ne shkolle me fuste ankth. Nuk gjeja kohe per te kryer as funksionet me bazike si ushqyerja. Nese vleresohesha me nota qe deri me sot ishin te papranueshme per standartet e mija stratosferike, preferoja ta quaja te pashlyer detyren dhe ndjehesha e paafte ta rifilloja me idene se perpjekjet e mija ishin te kota.

Keshtu u be nje pirg me pune te lena per me vone. Nderkohe qe une nuk kisha me force te cohesha nga shtrati ne mengjes,ky pirg u rrit ne progression gjeometrk jo vetem ne fushen akademike por edhe e aspekte te tjera te jetes. Te gjitha aktivitetet qe shmangia gjate dites, me perndiqnin naten duke ma beret e pamundur gjumin. Ditet kalonin ne gjume dhe netet duke pergjuar atakun e panikut te rradhes. U izolova nga njerezit dhe kaloja jave mbyllur ne shtepi. Me shoqeronte gjithe kohes ndjesia e pafuqise. Ndjeja se te gjithe me kishin braktisur,se nuk mund te mbeshtetesha tek askush dhe me kaploi nje vetmi e thelle, e erret. Isha nje femije i braktisur pa asnje pike referimi. Isha vulnerable dhe ne gjendje konstante alarmi. Per pagjumesine fillova te merrja pilula gjumi. Pas ca kohe shtova dozen e tyre dhe here hee i shoqeroja edhe me alkol. Dikush me sugjeroi te nisja terapine. Me dha nje kartevizite qe une e mora vetem sepse nuk ja njihja vetes te drejten te refuzoja, aq me pak nje nder, dhe sapo dikushi ktheu krahet e hodha ne kosh. As qe e dija cfare ishte terapia. Se si mund te me ndihmonte nje i panjohur . Cfare mund te bente terapia me pirgun tim qe po me mbyste!?

Ckuptim kishte!? Le qe kurre nuk do ti pranoja dikujt problemet e mija. Une nuk ja pranoja as vetes.Kaloi keshtu periudha e universitetit dhe une nuk u diplomova. Nderkohe lexoja pa fund. Vetmia me nxiti te dilja dhe te kerkoja nderveprim qe vazhdimisht me shkaktonte emocione te padeshiruara dhe qe shpesh nuk dija si ti menaxhoja. Megjiithese zhgenjeheshacdo here, megjithese vetmia nuk shkulej nga shpatullat e mija , rrija ne grupe njerezish ku une qeshja dhe beja te tjeret per te qeshur, jepja keshilla, ofroja ndihme dhe per disa isha edhe pike mbeshtetese. Marredheniet e mija ishin siperfaqesore dhe nuk ma permbushnin nevojen per intimitet. Arritjet e mia ishin inekzistente dhe vetevleresimi ishte pertoke. Merrja persiper funksione per te ndihmuar te tjeret dhe dilja e sfilitur nga kjo. Ne te tille gjendje takova dike dhe ndertova pa vetedije nje iluzion utopik per te. Vendosa ate ne qender te jetes time dhe perkoi mrekullisht me kerkesat e tij per te qene ne qender te dickaje. Shihja sinjale alarmi kudo ne sjelljet e tij por e etur per tu ndjerë si më parë per te qene e dobishme, i justifikoja te gjitha. Pastaj papritur u bera nene. Menjehere filloi depresioni post partum.

Leximet e mia u shpeshtuan ne kete periudhe sepse pavaresisht gjendjes time, kisha nevojen biologjike te isha nje nene e mire. Memesia me dha nje perspektive te re. Pashe per here te pare me syte e te vertetes gjendjen e marredhenies ku isha gjendur. A doja dick ate ngjashme per femijet e mi? Absolutisht jo! Pata nje dissonance konjitive dhe nje perde me ish hequr nga syte. Kisha arritur te dalloja shume probleme te mijat, shume probleme te partnerit ne ate kohe dhe shume probleme te marredhenies tone.

Por i minimizoja ose i justifikoja sepse kushtezimi social nuk i mbeshtet femrat per te patur nje jete te plote apo te shperfaqin veten jashte funksioneve kornize dhe duke u ballafaquar me kenaqesine qe te tjeret tregonin per faktin qe i kisha permbushur pritshmerite e tyre, funksioni kryesor qe kisha marre qe nga femijeria: te beja te tjeret te ndiheshin rehat, ishte kryer. Per 35 vjet Kjo ka qene motoja ime. Fundja te mendosh per veten eshte egoiste.

Te kesh vetevleresim eshte mendjemadhesi. Duhet te jemi modeste, te presim te na vleresojne te tjeret. Tu japim te tjereve copen me te madhe te tortes, jastekun me te bute, vendin me te mire. Te jemi te bindur e te sjellshem edhe kur na sulmojne. Urdhero, merri kufijte e mij dhe perdori si llastiqe per te qelluar vetebesimin tim, integritetin tim, lirine time.

E tille vazhdoi jeta ime per shume kohe derisa kuptova qe nese nuk do te beja dicka , keshtu do te jetonin edhe femijet e mi. E nese dashuria per veten ishte nje koncept qe deri me sot e kisha luftuar me dhembe e thonj, dashuria per femijet me dha forcen te beja gjene e duhur, ate me te veshtiren. Qe te arrish nje rezultat qe se ke arritur deri me sot, duhet te besh dicka qe se ke bere deri me tani. Bekuar qofte kushdo qe e ka thene. Kerkova ndihme. Nisa terapine.

Seancat e para kam qene e ngurte dhe skeptike, por menyra si eshte zhvilluar terapia, duke me dhene mjete mbijetese dhe detyra per ti integruar,me beri te doja te pija gjithnje e me shume nga ky burim cudiberes. Per mua ishte shpetim. Seancat e trajnimit te asertivitetit ishin nje gjymtyre qe une nuk e kisha perdorur kurre me pare. Kur fillova ta integroja ne ekzistencen time, ndjeva se kisha jetuar deri ne ate moment, duke ecur vetem me nje kembe. Me kalimin e kohesh dhe integrimin e koncepteve te reja cliruese jo thjesht ne nivel konjitiv, por shume me thelle, pasha e barres time u reduktua jashtezakonisht.

Po filloj te nderveproj nga nje nivel ekzistence me i larte. Nderveprimet me japin kenaqesi. Kam zbuluar tek vetja fale trajnimit te Problem solving, nje dimension magjik. Kam zbuluar vlera, aftesi, kendveshtrime te reja, nuance te reja dhe te gjitha keto me kane dhene paqe, entuziazem, hare, force, dinamizem si Brenda dhe jashte qenies sime ne rrethanat qe jane nje pasqyrim i botes se brendshme. Nje shembull i ligjit te terheqjes. Ky eshte thelbi; pastro rremujen ne mendje dhe cdo gje tjeter do te bjere ne vendin e vete. Kur fillova terapine, i bera vetes dhuraten me te madhe, fillova ta doja ate.

Simptomat psikosomatike te gjithe barres me te cilen lundroja neper bote, ndaluan. Konkretisht analizat te cilat me pare jepnin alarmin e nje gjedjeje jo te mire, 3 muaj me vone ishin stabilizuar ne nivel optimal. Skematerapia me evidentoi krisjet e ekzistences dhe me ndihmoi te mbushja bazamentin e qenies per nje jete te qete dhe jo ne gjendje alarmi sic kisha jetuar deri atehere. Shtytja me e madhe qe kam ndjere gjate terapise ishte pas seancave EMDR. Eshte nje pune e mahnitshme qe te jep krahe.

Secila nga seancat me ka pajisur me frekuenca te larta vibrimi qe kane formuar cdo here mozaikun e qenies time. Kam marre ne dore timonin e jetes dhe nuk kam frike te marr vendime e te pranoj pergjegjesite qe vijne nga ato. Terapia me mesoi te jem autoriteti i vetem ne zgjedhjet e mija dhe kjo, kur ke qene nje njeri qe jeten e ka pesuar e jo jetuar, eshte bekimi me i madh.Te jetosh ne plotesi, te perqafosh ate qe je dhe ciltersisht te zhytesh ne kuptim, kjo nuk ka cmim.

Kam perjetuar 3 nivele te ndryshme jetese; ne burg, ne comfort zone dhe tani po jetoj e lire. Jam jashtezakonisht e lumtur qe mora vendimin te jetoj ne liri. Terapia, ky mjet i mrekullueshem eshte gjithmone e me prape, me i aksesueshem ndaj individit.

Nuk eshte kurre vone. Ka gjithmone nje zgjidhje, nje rrugedalje.Je ti qe vendos. Duaje veten!

Share: