Home KRYESORE “PD forca politike më e fuqishme në Shqipëri”- Mesazhi i Berishës pas...

“PD forca politike më e fuqishme në Shqipëri”- Mesazhi i Berishës pas përfundimit të “Primareve”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar procesin e Primareve, i cili u zhvillua sot në të gjithë Shqipërinë, nga ku do të dalin edhe kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Berishës ky proces tregoi se Partia Demokratike është forca politike më e fuqishme në Shqipëri, ndërsa theksoi se u vendos një standard demokratik i paparë.

Berisha u shpreh se gara ishte transparente, ndërsa falenderoi te gjithë kanditatët, të cilët morën pjesë në garë.

“Erdha të falenderoj me shumë përzemërsi, sot ata dhjetëra e mijëra simpatizantë të PD që votuan në të katërt anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Një falënderim kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e paparë ndonjëherë.

Prurje të larmishme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit.

Falenderoj shumë të gjitha strukturat e PD në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në administrimin e këtij procesi.

Falenderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, ka përballuar një vrull pune të jashtëzakonshme.

Unë me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021 që anëtarët e PD folën vendosën dhe firmosën me votën  e tyre. Nuk besoj se ka forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak apo të themi 12 mujor të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre.

Në këtë kontekst unë kam bindjen se sot cdo anëtar dhe anëtare e PD, simpatizantët e saj ndihen më të lirë, më dinjitozë, më të motivuar se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë qeveritarëve vendore të saj. Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, cka e bën  PD sot forcën politikë më të fuqishme të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve”, tha nder te tjera Berisha.

360grade.al

Share: