Home KRYESORE Përse nuk specializohen mjekët shqiptarë?

Përse nuk specializohen mjekët shqiptarë?

Nga Shpetim Luku


Harallambos Ilias është një doktor angiokirurg, i cili vjen prej vitesh, çdo muaj, nga Greqia për të realizuar operacione në Shqipëri. Halli shëndetësor më njohu edhe mua me të. Disa kohë më parë. E ndërsa konsultohesh me të rreth avantazheve të një metode të re operimi që ai më propozonte, vendosa të bëj një vizitë mjekësore paralele tek një prej angiokirurgëve më të mirë shqiptar. Edhe ky më propozoi operim, por, me metodën e vjetër. E pyes nëse ka ndonjë formë tjetër operimi dhe më thotë që ka, por që ata(spital i njohur privat) nuk e aplikojnë. U ktheva sërish tek doktori grek. E ndërsa vazhdoja konsultat me të e pyes njëherë.

“Doktor Harallambos, si shpjegohet që këtë metodë operimi, që ju vini dhe e aplikoni nga Greqia, nuk janë në gjendje t’a realizojnë mjekë shqiptarë”?

“Janë 10 vite specializim dhe eksperiencë”, më tha ai. Dhe vazhdoi të më ofrojë fakte se operimi i variçeve me lazer është një sfidë mjekësore me avantazhet e saj që vetë në disa vende ofrohet. Por ndërsa ai fliste, sërish unë jo vetëm që nuk bindesha për “normalitetin” pse mjekët shqiptarë nuk e përqafonin dot këtë mënyrë operacioni, por më shfaqej ndërkohë para syve e gjithë problematika e mjekësisë shqiptare në nivelin profesional. Më shfaqej kjo problematikë nëpërmjet njoftimeve të tilla si ” i plagosuri u nis për një trajtim të specializuar nga x qytet drejt kryeqytetit”. Ose, “filani(zakonisht VIP) u nis për një trajtim të specializuar jashtë vendit”.

Kurse gjatë rutinës së përditshme dhe marrëdhënieve me institucionet shëndetësore njihesh me një realitet që në thelb tregon se mjekësia shqiptare nuk është mbrapa nga ana pajisjeve apo gjendja e spitaleve. Sfida e vërtetë e këtij sistemi është rritja e njohurive dhe e përgatitjes profesionale të mjekëve shqiptarë. Jo se s’ka mjekë të mirë. Jo se s’ka mjekë që përditësohen me të rejat e vazhdueshme të profesionit të tyre. Jo se s’ka mjekë kompetentë.

Por këtë ata e bëjnë në mënyrë spontane e me shpenzimet e tyre. Një mjeke e njohur gastrohepatologe në Shqipëri, por që tashmë ka emigruar në Gjermani po më përshkruante një ditë në një bashkëbisedim hopin e madh profesional që po pësonte nga puna në një spital gjerman. “Edhe aq sa dinim në Shqipëri e arrinim me përpjekjet tona individuale”, tha ajo. Pra pyetja është se çfarë bën shteti në drejtim të rritjes së nivelit profesional të mjekësisë shqiptare? Sepse, dje realiteti i zymtë ofroi një rast tjetër fataliteti sikurse ishte ndarja nga jeta e avokates Denisa Daka e për të cilën thonë se shanset që të jetonte ishin jo të vogla.

Por, vetëm nëse në Shqipëri do të mund të kryhej transplanti i palcës ose në të ku flet nëse ajo do të kishte(që në fakt nuk i kishte), paratë e mjaftueshme për t’a kryer këtë operacion jashtë shtetit. Atje pra ku mjekët dinë.
Shërbimi shëndetësor nuk janë godinat e pajisjet. Ato sigurisht janë shumë të rëndësishme, por më të rëndësishme se sa to janë ata që punojnë në to e me to. Ndaj, e rëndësishme është të futen specializimet me program, pasi jo të gjithë kanë mundësinë që defiçitet profesionale të mjekësisë shqiptare t’i kompensojnë me marrjen e shërbimeve mjekësore në vende të tjera ku ju duhet të paguajnë atë që s’kanë mundësi t’a paguajnë.

Harallambos Ilias është një doktor angiokirurg, i cili vjen prej vitesh, çdo muaj, nga Greqia për të realizuar operacione në Shqipëri. Halli shëndetësor më njohu edhe mua me të. Disa kohë më parë. E ndërsa konsultohesh me të rreth avantazheve të një metode të re operimi që ai më propozonte, vendosa të bëj një vizitë mjekësore paralele tek një prej angiokirurgëve më të mirë shqiptar.

Edhe ky më propozoi operim, por, me metodën e vjetër. E pyes nëse ka ndonjë formë tjetër operimi dhe më thotë që ka, por që ata(spital i njohur privat) nuk e aplikojnë. U ktheva sërish tek doktori grek. E ndërsa vazhdoja konsultat me të e pyes njëherë.

“Doktor Harallambos, si shpjegohet që këtë metodë operimi, që ju vini dhe e aplikoni nga Greqia, nuk janë në gjendje t’a realizojnë mjekë shqiptarë”?

“Janë 10 vite specializim dhe eksperiencë”, më tha ai. Dhe vazhdoi të më ofrojë fakte se operimi i variçeve me lazer është një sfidë mjekësore me avantazhet e saj që vetë në disa vende ofrohet. Por ndërsa ai fliste, sërish unë jo vetëm që nuk bindesha për “normalitetin” pse mjekët shqiptarë nuk e përqafonin dot këtë mënyrë operacioni, por më shfaqej ndërkohë para syve e gjithë problematika e mjekësisë shqiptare në nivelin profesional.

Më shfaqej kjo problematikë nëpërmjet njoftimeve të tilla si ” i plagosuri u nis për një trajtim të specializuar nga x qytet drejt kryeqytetit”. Ose, “filani(zakonisht VIP) u nis për një trajtim të specializuar jashtë vendit”.

Kurse gjatë rutinës së përditshme dhe marrëdhënieve me institucionet shëndetësore njihesh me një realitet që në thelb tregon se mjekësia shqiptare nuk është mbrapa nga ana pajisjeve apo gjendja e spitaleve.

Sfida e vërtetë e këtij sistemi është rritja e njohurive dhe e përgatitjes profesionale të mjekëve shqiptarë. Jo se s’ka mjekë të mirë. Jo se s’ka mjekë që përditësohen me të rejat e vazhdueshme të profesionit të tyre. Jo se s’ka mjekë kompetentë. Por këtë ata e bëjnë në mënyrë spontane e me shpenzimet e tyre. Një mjeke e njohur gastrohepatologe në Shqipëri, por që tashmë ka emigruar në Gjermani po më përshkruante një ditë në një bashkëbisedim hopin e madh profesional që po pësonte nga puna në një spital gjerman. “Edhe aq sa dinim në Shqipëri e arrinim me përpjekjet tona individuale”, tha ajo. Pra pyetja është se çfarë bën shteti në drejtim të rritjes së nivelit profesional të mjekësisë shqiptare?

Sepse, dje realiteti i zymtë ofroi një rast tjetër fataliteti sikurse ishte ndarja nga jeta e avokates Denisa Daka e për të cilën thonë se shanset që të jetonte ishin jo të vogla. Por, vetëm nëse në Shqipëri do të mund të kryhej transplanti i palcës ose në të ku flet nëse ajo do të kishte(që në fakt nuk i kishte), paratë e mjaftueshme për t’a kryer këtë operacion jashtë shtetit. Atje pra ku mjekët dinë.

Shërbimi shëndetësor nuk janë godinat e pajisjet. Ato sigurisht janë shumë të rëndësishme, por më të rëndësishme se sa to janë ata që punojnë në to e me to. Ndaj, e rëndësishme është të futen specializimet me program, pasi jo të gjithë kanë mundësinë që defiçitet profesionale të mjekësisë shqiptare t’i kompensojnë me marrjen e shërbimeve mjekësore në vende të tjera ku ju duhet të paguajnë atë që s’kanë mundësi t’a paguajnë.

Share: