Home Gjeo-Ekonomia Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Teksa vijojnë tensionet në veri të Kosovës, përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë po zhvillohet një protestë.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur dhe po protestojnë pasi prej më shumë se 2 javësh serbët kanë ngritur barrikada në veri duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Protesta nisi me këndimin e himnit dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, ka prezencë edhe të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Tubimi është organizuar nga shoqëria civile dhe thonë se protestojnë kundër politikave destibilizueze dhe luftënxitëse nga Serbia.

Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtarë dhe parulla në mbështetje të Kosovës, protestuesit i janë drejtuar ambasadës së Serbisë.

Share: