Home Gjeo-Ekonomia “Serbia e vetëRrezikuar nga riciklimi i luftës me NATO-n”!

“Serbia e vetëRrezikuar nga riciklimi i luftës me NATO-n”!

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj:

Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimrit të përgjakur në Ukrainë. Kancelaritë perëndimore, Institutet dhekomuniteti i sigurisë/kolegë në Washington, Bruksel, Berlin,  Londër, Paris, sigurisht në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Sarajevëdhe Shkup po vleresojmë (të zhgënjyer nga z. Vučić) me shqetësimkërcënimet e Beogradit Zyrtar mbi: “ri-kthimin e ushtrisë  Serbisë kufijtë e sovranitetit të Kosovës të vendosur mbas fitores  fuqisëushtarake të Aleancës Euroatlantike (NATO/SHBA), mbas rezolutës OKB-1244 si dhe Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës”!

Gjithësesi, kam heshtur me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasëmediatike” me Pushtetarë dhe Kuvendarë “të emëruar për tu (sh)përdoruar nga superKryetarët e radhës; me opinionist të gjithëditur apo rambo-strategë të (de) graduar duke e shpjeguar“luftënpra marrëzinë e agresioneve ushtarake  kohët moderneme konceptet dhe parimet e luftës  II-të botërore mos edhe herët”! 

Gjithësesi për të vijuar në linjë me ndoshta 100-ra analiza gjatë 30 viteve të para/pas luftës Ballkanike si dhe duke besuar se opinionimbarëKombëtar ka nevojë kritike për arsye racionale, pse jo dheoptimiste, në vijim po paraqes një analizë strategjike me 8kërcënimet e Beogradit Zyrtar (kryesisht të ekspozuara pëgjatë vitit2022),   radhë të parë ndaj vetëvetes, por edhe ndaj paqes,  stabilitetit demokratik si dhe axhendës së integrimit në BE të 6 vendeve ballkanike:

Rreziku nr 1paranoja e rikthimit me lavdi në vendin e krimevekundër njerëzimit, si dhe riciklimi i opsionit të luftës edhe mbashumbjes turpëruese (23 vjet dhe 6 muaj  parë), duke kërcënuarzyrtarisht me ndërhyrje të trupave ushtarake ndaj tëresisë teritorialetë Republikës se Kosovës, për më saktë në kufijtë që mbeten nënpërgjësinë e KFOR-it qysh prej nënëshkrimit të MarrëveshjesUshtarake të Kumanovës (09 Qershor 1999) mes palësësfituese/NATO dhe palës humbëse/Serbisë.

Rreziku nr 2, përpjekjet cinike të Beogradit Zyrtar për të testuarkohezionin mes 31 vendeve të NATO-s, të cilat si përgjigje edhe nëkëtë rast, konfirmuan se: “kur kërcënohet paqa, kufijtë e renditdemokratik dhe interesat Euroatlatike nuk bëjnë kompromise,pavarësisht konstumit perëndimor që është përpjekur të veshë në 10 vitet e fundit z. Vučiç ish-Ministri i Millosheviçit dhe i përkëdhelurii Kremlinit. 

Gjithësesi, besoj z. Vučič e kujton në vetë të parë nga “sytë e gjakosur të Millosheviçit” shpresën dhe zhgënjimin për të bllokuarvendimarrjen nga 2 vende të NATO, kur në mesnatën e 23 duke gdhirë 24 Marsi 1999, nga frengjitë e bunkerit presidencial pa produktet e marrëzisë së Tij gjakatare: “Makinerinë kriminale të gjunjëzuar nga fuqia e pakonkurueshme Ajrore e SHBA dhe e Aleancës  Atlantikut të Veriut”. Nga pikpamja ushtarake, shtoj se ZERO kapacitete, jo vetëm kundërajrore,  përfshi Mig-29, etjreaguan në vitin 1999. Po ashtu edhe pse vitet e fundit Serbia shpenzon rreth një Miliarda € për mbrojtjen, ka ZERO këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të NATO-s. 

Rreziku 3, reagimi delekuent  i Beogradit (nën ispektimindiskretitues të Ambasadorit Rus!)  ndaj një detashmenti policor përreciprocitetin e targave dhe standartet e sigurisë publike në gjithëterritorin, duke ekspozuar  80 % të kapaciteteve ushtarake në kufi të Kosovës si dhe përballë trupave të NATO-s. Prandaj, si rrezik e çmoj edhe bojkotimin nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhezyrtarëve të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi edhe kjo ndërrmarrje “çorri maskën e axhendës perëndimore” të Beogradit dhe në terren u provua si një aventurë e dështuar. Përedhr më keq shërbeu si fuçi me karburant në dobi të krimit të organizuar, kontrabandistëve dhe axhendës së ultranacionalistëve jo vetëm në Serbi. 

Rrreziku Nr. 4, fatmirësisht vetë-diskretitimi i Beogradit që pas çdoriciklimi të tensionit në veri të Kosovës akuzon qeverinë e Prishtinësse po kërcënojnë “ekzistencën e pakicës Serbe” si dheultranacionalistët shqiptarë si “Fitili i fuçisë  luftës ballkanike“, krejt të ngjashme me ato që Rusia përdori në 2014 e Krime si dhembas shkurtit 2022 ndaj sovranitetit të Ukrahinës! Por ashtu si edheMillosheviçi në 1999, Beogradi zyrtar mori mesazhe të forta  ngaWashingtoni & Brukseli duke konfirmuar se: kurrësesi nuk do të tolerohet  një ndërhyjë me trupa ushtarake brenda terësisëteritoriale të Kosovës e cila siç e përmendëm, prej Qershorit 1999 mbetet nën përgjegjësinë e NATO-s.

Rreziku Nr. 5,  armatosia  deri në dhëmbë dhe prishja e balancave të fuqisë ushtarake rrezikon paqen si dhe kërcënon interesat e SHBA-ve dhe NATO-s në Rajon. Kjo pasi Serbia shpenzon rreth 1 miliard€ çdo vit (ose 2 herë  shumë se 5 vendeRSh, MV, RK, MZ, B&H të marra  bashku) për tu armatosur (kryesisht nga Rusia por edheKina) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe FK-3, etj ndërsa asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore nukka pretendime teritoriale ndaj Serbisë!

Megjithatë më duhet ta përmend, që vetëm  SHBA ka demostruarvëmendje të shtuar, duke dërguar në terren përfaqësues të Senatit për: “të ndalur modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi nuk e ka përmbushur duke përfituar edhe nga“burokracia pa timon” e Brukselit.

Rreziku Nr. 6shpërdorimi konstant nga Moska për të shmangurvëmendjen strategjike nga Ukrahina duke nxitur Beogradin për të hapur një front të ri konflikti. Rasti flagrant ishte mbas humbjesturpëruese në Kherson, të vetmin kryeqytet të pushtuar dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi. Kështu, nuk mbetet më asnjëpikpyetje nëse po përpiqet Kremlini ta manipulojë Beogradin përqëllimet e saj gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe, si e kapur në “nëborxh” për bllokimin e Kosovës në OKB, varësia energjitike, linjat e gazit, etj. 

Rreziku Nr 7, z. Vučić e kaloi vijën e kuqe të besimit me marrëveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruarcinikisht  New York) duke e diskretituar Serbinë krah 5 shteteveterroriste. Prandaj, pa u tharë ende boja e kësaj Marrëveshje, sipërgjigje morri rezolutën e Parlamentit Europian: “BE të vijojënegociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë”. Megjithëse duhet ta pranojmë që 10 vitet e fundit z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbijelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimoritduke dominuar deri diku axhendën personaleKombëtare dhendërkombëtare”. Për rrjedhojë Serbia u ka rrëshqitur përgjegjësivetë  krimeve të pushtuesit dhe të bëjë edhe viktimën duke ngriturpikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të Kosovës

Rreziku Nr. 8përpjekjet delirante të z. Vučić, për ta shitur dheimponuar vetëveten para perëndimit si faktor i vetëm i moderuarpërkundër “rivaleve ektremistë” në Beograd, për stabilitetindemokratik dhe të ardhmen europiane të Serbisë. Po ashtupërpjekjen e Tij për “të pirë” nga dy nëna (Moska & Brukseli), sidhe për të luajtur me disa porta ose vende jo-miqësore me NATO-n, të tilla si marrëveshja me Kinën edhe në fushën ushtarake përraketat e gjeneratës së fundit (FK-3), etj. Por edhe kjo qasje është e destinuar të dështojë me turp, ashtu si Millosheviçi mbasMarrëveshjes së Dejtonit. 

 përmbledhje, e përsëris më fortë se: “për sa përsa kohë ka dhedo vijojë të ketë prezencë të SHBA  Kosovëagresioni ushtarakkundër tërësisë teritoriale, e cila  të njëjtën kohē është nënpërgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisëmbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Po ashtu oshilacionet e Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror dhetrimërimin pas lufte për (mosnjohjet e Kosovës”, kurrësesi nukmundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëmrrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE.

Thënë këto, rreshtimin i Beogradit Zyrtar si kërcënim ndajvetëvetes, paqes dhe stabilitetit demokratik ne vendet e Rajonit, sidhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, i gjej si një oportunitetstrategjik ndaj interesave kombëtare.  

Si e tillë, përkundër riciklimit të luftës barbare besoj edhe me fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, nëinteres të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.

Në shtesë, historia e pas-konflikteve na tregojnë, se marrëveshjePaqe & Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, poshpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.  

Me kapacitetin e një eksperti, me eksperiencë në çështjet e sigurisëkombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do sygjeroja aktorët dhestrategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta para-kushtëzojnë me vetëm dyMasa të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhePrishtina Zyrtare të “imponohen” se : (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarakeMigRaketaetj deri nivelin  reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial); (2)nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dyvendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitohen ngaUSA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dheaxhendën e integrimit në Rajon.  

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik të Prishtinës që: “kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovësndaj prezencës  NATO-s, SHBA dhe vlereve perëndimore”, kurrësesi të mos i konsiderojnë me triumfalizëm populist si vetëm sinjë rrethanë të favorshme por mbi të gjitha një sfidë shtetërore dhepërgjegjësi fisnike për të projektuar dhe ndertuar Kosovën modernepërtej prezencës së NATO-s ( sigurisht nuk mundet të jetë e përjetshme) ku mbi të qytetarët pavarësisht përkatësive etnike,fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhefaktorizimin të rolit të Saj nga konsumatore  kontribuese përpaqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dheBE! 

Në të njejtën kohë, do të ri-sygjeroja faktorët institucional në Tiranëdhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjëpara historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “Dy Shtete një Komb” dhe atij“Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesavekombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale përpaqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Së fundmi, më duhet të konfirmoj, se ashtu si në të gjithaangazhimet në mbi 30 vjet në fushën e sigurisë kombëtare, Rajonit& NATO-s: “mbetem ushtar i Atdheut i përkushtuar ipërulur dhe  i përgjegjshëm  për të kontribuar me experiencë dheeskpertizë strategjike  mbrojtjen si dhe zhvillimin e interesaveKombëtare  Rajon, Mesdhe dhe  gjerë” !

Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Share: