Home KRYESORE Shëndetësia që duam e që endërrojmë të kemi është ajo franceze e...

Shëndetësia që duam e që endërrojmë të kemi është ajo franceze e jo kjo që kemi aktualisht.

Shëndetësia që duam e ëndërrojmë të kemi

Nga Shpëtim Luku

Dje takova rastësisht pas afro 1 viti një mik e koleg të hershëm. Them rastësisht, pasi prej shumë vitesh ai jeton jashtë Shqipërisë, në Francë.

Sikurse është e kuptueshme fillesat e bisedës drejtohen tek shëndeti i të afërmeve dhe u hidhërova pa masë kur mësova se e shoqja e shokut tim ishte goditur papritur e vuante nga një sëmundje e rëndë.

E ndërsa miku im po më tregonte për përpjekjet mjekësore, atje në Francë, mua m’u shtua akoma më shumë sekëlldia, pasi mendoja jo vetëm hallin që e kishte gjetur atë nga ana shpirtërore, por edhe përjetimin e një situate me shpenzime të shumta.

“Të paska dërrmuar edhe nga ana financiare ky hall”, i thashë duke përfytyruar shpenzime kolosale.
“Jo, të gjitha shpenzimet i përballon sistemi shëndetësor Francez, edhe koston e taksisë me të cilën pacientja shkon në spital”, më tha.

Fill pas kësaj përgjigjeje mua më erdhi ndërmend një komshia ime, me të njëjtën diagnozë, por që po më tregonte para pak kohësh për fatura mijëra eurosh që i duhej të përballonte.

Shëndetësia që duam e që endërrojmë të kemi është ajo franceze e jo kjo që kemi aktualisht. Por përcaktimi i rrugëve si të arrihet tek ai nivel shërbimi është detyrë e politikbërësve. Të cilët deri tani kanë dështuar të na ofrojnë të duhurën. Sepse shëndetësia mund të jetë më mirë se ç’ka qënë, por nuk është ajo që duam të kemi.

Share: