Nga Fabian Zhilla
Zeri juaj u degjua dhe kjo na jep shprese.
Sot kerkesa e nismes sone mori pergjigje nga Keshilli i Ankesave te AMA-se qe mendojme se eshte nje hap shume pozitiv ne lidhje me adresimin e shqetesimit te kesaj Nisme.
Masat konsistojne ne ´terheqje vemendje´ dhe kerkesa per heqje nga youtube e ritranspemtimit te programeve te meposhteme, aplikimi i sinjalistikes mbi permbajtjen e programit dhe mbrojtje e interesit me te larte te femijeve.
Programet te cilat jane konsideruar ne shkelje te ligjit jane:
1-D-Night (Tv Ora News)
2-Kepi i Tundimeve dhe Perputhen (Top Channel)
3-Klanifornia (Klan)
AMA dhe Keshilli i Ankesave sigurojne se do te vazhdojne monitorimin me kujdes tregun audioviziv dhe trajtimin me seriozitet te ankesave qe vijne ne shkelje te ligjit perkates.
Ne besojme ende se ka zyrtare serioze dhe insitucione te cilat mund te sjellin ndryshime pozitive ne kete vend. Shpresa nuk duhet humbur dhe duhen inkurajuar bashkepunime te tilla.
Ne emrin tuaj ne falenderojme Keshillin e Ankesave dhe AMA per marrjen ne konsiderate te shqetesimit tone qytetar dhe masat e marra. Jemi te gatshem te vijojme bashkepunimin tone me institucionet zyrtare, shoqerine civile dhe boten akademike per te adresuar kete problem. E ardhmja cilesore e shoqerise sone tejkalon cfare do lloj ngjyre politike. Shqiperine e kemi te gjithe.