Home Gjeo-Ekonomia đź’Šđź©şKoncensionet, dhe PPP ne shendetesi marrin 34% me shume fonde se semundjet...

đź’Šđź©şKoncensionet, dhe PPP ne shendetesi marrin 34% me shume fonde se semundjet tumorale. (cit. revista Monitor).

Nga Oriola Pampuri

đź“ŚSa here kemi referuar te gjitha mangesite, problematikat e sistemit shendetesor, mangesite ne medikamente, si ne repartin e onkohematologjise, ashtu dhe ne reparte te tjera, gjithnje ka patur nje justifikim, ne rastin “me te mire”, duke qendruar pas vonesave ne tenderim, dhe ne shume raste te tjera pergenjeshtrim, thua se eshte dicka qe mund te fshihet, jo halli i shume qytetareve qe e vuajne ne xhepat dhe shendetin e tyre, abuzimin me tenderat, PPP dhe koncensionet, te cilat kane qene shpesh ne qender te vemendjes se KLSH, sa i perket miliona eurove te alokuara koncensionareve ne shkembim te nje sherbimi te munguar.

📌Kontratat koncensionare PPP kane deformuar fondet buxhetore te dedikuara per shendetèsine, pasi nepermjet tyre po financohen sherbime që nuk kane ne themel trajtimin e semundjeve tè rènda me kosto për gytetaret dhe që shkakton me se shumti fatalitete.(cit. revista Monitor)

📌Kater kontrata koncesionare PPP ne shendetësi moren financime 30.8 milione euro, ne njè kohe që fondet buxhetore per trajtimin e kancerit ne të njejtin vit sipas Ministrise se Shendetësise ishin vetëm 23 milione euro.(cit. revista Monitor).

Jemi vendi qe paguajme me shume para nga xhepi, per shendetesine, krahasuar me vendet e rajonit, nderkohe, qe u premtua e trumbetua shendetesia falas, por e vetmja gje qe u arrit nen premtimin “shendetesia falas”, ishte thjesht vemendja e vecante ndaj koncesionareve te cilet ne shume raste nuk kishin asnje eksperience me sherbimet shendetesore, kliente prane qeverise, te cilet nga babezia per te abuzuar, lane ne harrese shendetin e qytetareve.

đź“ŤNe nje vend ku qeveria perkujdeset per fasadat, shendeti i qytetareve mbetet ne harrese.

Share: