Home Gjeo-Ekonomia Eksperti i IT: Para pak minutash u postua certifikata, hakerat janë akoma...

Eksperti i IT: Para pak minutash u postua certifikata, hakerat janë akoma në sistem

Eksperti i IT, Gent Progni, ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një certifikatë të një individi, që sipas tij është publikuar nga hakerat para pak minutash dhe më pas është fshirë. Sipas Prognit, hakerat janë akoma në sistem.

Mbi këtë shqetësim eksperti i IT ka ngritur disa pyetje.

“Hakerat jane akoma ne sistem, para pak minutash u postua kjo certifikate dhe u fshi, e cila mban daten 29/01/2023. Pyetje:

1- Hakerat jane brenda ?

2- Kush e ka gjeneruar ate certifikate(user) ?

3- A jane hakerat brenda serverave apo ne zyrat e AKSHIT?

4- Po shtohet paniku i “iranianve”?”-shkruan Progni.

Kujtojmë se ekspertie i IT, Gent Progni ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në lidhje me hakerimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë./Opinion.al

Share: