Presidenti serb dhe kreu i SNS-së, Aleksandër Vuçiç u tha bashkëpunëtorëve se ai është gati të tërhiqet dhe të japë dorëheqjen. Sipas mediave Vucic pati një takim mbrëmjen së dielës me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e SNS në Beograd.
Vuçiç e informoi kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj u largua nga selia.
Sipas burimeve, Vuçiç i ka dëgjuar të gjithë me durim dhe më pas ka thënë se do të largohet nëse dikush mendon se mund të bëjë më mirë…