Home KRYESORE Nuk ka rëndësi a jeton në Amerikë, Shqipëri apo Kabul. Mos hidh...

Nuk ka rëndësi a jeton në Amerikë, Shqipëri apo Kabul. Mos hidh vrer.

Nuk jam kundra emigracionit.

Nga Laidi Ferruni

Secili duhet të bëjë atë që gjykon më të mirë për veten dhe familjen e tij.

Jam kundra vrerit që njerëzit hedhin për vendin ku jetojnë.

Nuk ka rëndësi a jeton në Amerikë, Shqipëri apo Kabul.

Mos hidh vrer.

Bëj më të mirën që mundesh në vendin që je.

Nëse nuk ja del dot, lëviz, emigro, bëj diçka, por mos hidh vrer.

Fajin se ka asnjëherë vendi.

Paraardhësit tanë kanë jetuar në kushte 100 herë më të vështira se ne e megjithatë kanë qënë më të lumtur, për të vetmin fakt se ishin në kontakt me natyrën dhe realitetin.

Sot shohim Instagram e Tiktok e mendojme se jeta është çanta luksoze, udhëtime në Paris e foto të bukura.

Nuk ka asgjë të keqe me këto, por jeta nuk bazohet në këto gjëra.

Jeta ndodhet kudo që shkel, e veç ushqimit, ujit e çatisë mbi kokë, eksperienca njerzore është e njëjtë kudo.

Nëse nuk je i lumtur këtu, gjasat janë që nuk do jesh i lumtur as jashtë.

Më korrigjoni nëse keni dëshirë 🙂

Share: