Home Gjeo-Ekonomia Plagosja e 2 serbëve nga ushtari i FSK, Bajqinovci: Mamaja e tyre...

Plagosja e 2 serbëve nga ushtari i FSK, Bajqinovci: Mamaja e tyre ka thënë se autori s’ka qëlluar në drejtim të tyre, por në tokë! Elezi: Osmani ka gabuar me deklaratat

KOSOVË- Një ditë pas plagosjes së 2 serbëve në Shtërpcë të Kosovës, situata në zonë është e qetë. Report Tv pati një komunikim me gazetaren nga Kosova, Anduenae Bajqinovci, ku tha se tani më rruga e liruar dhe nuk ka prezencë të efektivëve. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Bajqinovci solli në vëmendje dëshminë e nënës së 11-vjeçarit të plagosur. Referuar mediave serbe, ajo tha se nëna ka dëshmuar se i riu nuk ka qëlluar në drejtim të tyre, po në tokë.

“Situata është e qetë, në ndryshim nga një natë më parë, ku qytetarët vendosën goma, si shenjë pakënaqësie, ku kanë qëndruar për disa orë. Shumica e qytetarët janë të komunitetet serb, nëna e 11 vjecarit ka thënë se ka qenë prezente dhe se i dëshmuari ka shtënë jo në drejtim të viktimave, por të tokës. Nuk ka pasur më pasur asnjëherë incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë zonë”, tha Bajqinovci.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, nuk ka qenë dakord me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, që e quajti Azem Kurtajn, si “kriminal”. Ai tha për gazetarin Sebastian Zonja, se në raste të tilla, gjuha e përdorur nga politika duhet të ketë synimin për të çtensionuar situatën, e jo për ta agravuar atë më tej.

“Presidentja akoma pa pasur informacionet e para, ajo deklaroi që një kriminel, dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në hetime, përfaqësues të Kosovës duhet të kenë kujdes të madh të mos ndikojnë në hetime, pasi ende nuk ka prova se kjo vepër është kryer nga personi në fjalë. Kemi të bëjmë me një pjesëtar të FSK që ka një përgatitije për përdorimin e armës.

Arrestimi i  një FSK duhej të bëhet nga Policia Ushtarake, Kurti i është referuar policisë ushtarake. Nuk e ka lidhur me agjencitë e zbulimit, se personi është vetëdorëzuar, dhe ka bërë deklarimin e pafajësisë në publik.

Deklarimet pata hetuesve janë për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetime. Presidentja e quajti kriminel, por askush nuk mund të kontestoj vetëm mbi bazën e hetimeve, deklarimet duhet të ç’ tensionojnë situatën.  Duhet të kemi shumë kujdes në deklarata që japim. Duke marrë parasysh tendencat e Beogradit për të kërkuar që të marrë në dorë sigurinë e serbëve, dhe kjo ngjarje ndodhi në një kohë kur KFOR i dhanë një përgjigje negative”, tha eksperti./Shqiptarja.com

Share: