Home Gjeo-Ekonomia Qarku i Gjirokastres po vdes, realisht kjo per banoret e tij!

Qarku i Gjirokastres po vdes, realisht kjo per banoret e tij!

Nga Tritan Shehu


Qarku i Gjirokastres sipas INSTAT ka jete gjatesine me te ulet ne vend, per burrat dhe per grate, ndjeshem nen mezataren e Shqiperise!
70 vite per burrat kur mezatarja e vendit eshte 74,4 vite.
74,2 vite per grate kur mezatarja e vendit eshte 78,2 vite.
Pra sot ai qark pervec shtyrjes se banoreve drejt braktisjes, po shuhet edhe nga vdekja.
Dhe ketu faktoret shkaterrues jane te njejte:
Varferia, papunesia, mjerimi, braktisja…
Nje sistem shendetesor paresor i shkaterruar…
Spitalet e Tepelenes e Permetit te mbyllura.
Spitali i Gjirokastres i atrofizuar, ku mungojne mjeket, medikamentet, pajisjet…
Ku nuk realizon dot as nje egzaminim Scan me kontrast, ku nuk gjen me shume se nje antibiotik, me nje laborator ne mizerje, pa egzaminime histo patologjike etj etj.
Me te vetmin element, qe “fryhet”ne kurriz te qytetareve, PPP-te, Check up-et…
Asnje pseudo komentues me te gjithe sofizmat e tij nuk mund te mohoje e as te vere ne dyshim ate cfare po ndodh aty.
E lexueshme kjo jo vetem nga keto shifra makabre, por dhe me uljen e popullesise me mbi 40%, me ulje drastike te lindjeve prej 24%, me te ultat ne Republike etj!
Tashme edhe me vdekjet aty, me te lartat ne Republike!
Qarkun e Gjirokastres ky rregjim po e “vret”, po e shuan, pikerisht prej vlerave, historise se tij.
Ai duhet shpetuar, shpetuar shpejt!

Share: