Home KRYESORE Situata brenda PD “zjarr”, ku qeveria ngroh duart! Ervin Salianji duhet të...

Situata brenda PD “zjarr”, ku qeveria ngroh duart! Ervin Salianji duhet të ishte kryetar grupi. Arsyet pse kam preferuar të hesht!

Të nderuar miq dhe demokrat, më poshtë po bashkëndajë me ju, intervistën e plotë dhënë në “Panorama TV”.

Nga Agron Gjekmarkaj

Gjekmarkaj: Faleminderit për ftesën dhe urimet më të mira për këtë TV të ri, një mundësi më e mirë për të informuar shqiptarët nëpërmjet të vërtetës dhe besueshmërisë.

Pyetja: Faleminderit! Zoti Gjekmarkaj për ta nisur edhe nga lajmi i fundit edhe nga Gjykata Kushtetuese ku po mbahet seanca për heqjen e imunitetit të deputetes Olta Xhaçka, pse ju arritët deri në këtë fazë, çfarë nuk iu lejua opozitës si procedurë në Kuvend për çështjen e investitorit strategjik?

Gjekmarkaj: Pikë së pari them që të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është një gjykatë e cila ka kaluar nëpërmjet një proces të gjatë dhe shpeshherë të kontestuar dhe mesa di nëse nuk gabohem, ajo është e plotë në numrin e anëtarëve të saj, duhet pritur në një farë mënyre verdikti që kjo gjykatë të japë që të bëj komente të mëtejshme.

Pyetje: Ndërkohë si është situata në grupin e PD zoti Gjekmarkaj?

Gjekmarkaj: Unë ka kohë që po përpiqem të hesht, megjithëse mediat bëjnë punën e tyre dhe të detyrojnë të flasësh në kuptimin e mirë të fjalësh, jam i bindur se çdo gjë që thuhet në një farë mënyre është gjëja e gabuar kjo për arsye se ka një situatë të brendshme që do ta definoja si çështje “marrëzie” mënyra si po konsumohen zhvillimet politike brenda PD edhe personalisht duke qenë ndoshta i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë e bashkuar, moderne, qytetare, preferoj të hesht sepse nuk dua të lëndoj as…

Pyetje: Por as kjo ndoshta nuk është rruga…

Gjekmarkaj: Po e shpjegoj. Nuk dua të lëndoj askënd, fjala është bërë si bombë, ku secili ‘kryp’ mend në mënyrën e vet dhe në fund gjithmonë jemi më të përçarë dhe më agresive ndaj njëri-tjetrit. Gjendja në grup reflekton gjithë këtë që thashë, është gjendje e paqetë, e trazuar. Jeta brenda grupit është bërë e vështirë, shpesh herë me tensione, me akuza të ndërsjella dhe ky është një zjarr rreth së cilit sigurisht ngroh duart qeveria, është logjike.

Pyetje: Ndërkohë keni bërë ndonjë mbledhje të grupit parlamentar dhe ishin në dijeni të përjashtimit të katër deputetëve?

Gjekmarkaj: Unë të të jap një përgjigje të vërtetë se e vërteta është elati më i mirë por në Shqipëri nuk bëhet politike me të vërtetën me gjasë prevalon më shumë gënjeshtra për të bërë politikë për tu dukur interesant në sytë e publikut. Unë edhe isha në dijeni, edhe nuk isha në dijeni. Jam indiferent për këto vendime që ndodhin në dy krahët e PD. Zotin Ervin Salianjin e kam mik, e kam shumë mik dhe në çdo situatë normale do kisha preferuar që të ishte kryetar grupi para një viti, jo sot. Është njeri që e mbështes, njeri që ka verb politik, që ka intuitë politike, ka instikt politik, ka forcë reagimi por qëndrimi im në këtë rast nuk kishte të bënte me Ervin Salianjin si person, ishte një qëndrim që shkonte në sintoni me veprimet e mia të mëparshme një farë vazhdimi i koherencës time politike. Nuk kishte të bënte aspak qëndrimi me Salianjin si individ se për çështje afeksioni kam më shumë mik Ervin Salianjin se Enkelejd Alibeajn.

Pyetja: Ndërkohë ky i fundit Enklejd Alibeaj a e ka mbështetjen e të gjithë deputetëve për të qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, sa mbështetje ka?

Gjekmarkaj: Ka një mbështetje të caktuar?

Pyetje: Të mjaftueshme?

Gjekmarkaj: Nuk e di nëse termi i duhur e mjaftueshme apo e pamjaftueshme, gjendja është kaotike në PD dhe ka pretendime nga të dy palët sepse në gjenezë problemi nuk mendoj se është te Enkelejd Alibeaj, Ervin Saliani apo Agron Gjekmarkaj, por te Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Është te marrëdhënia e tyre, mënyra si ata e kanë ndërtuar dikotominë politike brenda kësaj force që i ka pozicionuar njerëzit dhe ende në njëfarë mënyrë është kjo marrëdhënie që i ka vënë njerzit në pozicione, personalisht dhe këtë nuk e them nga një vështrim raporti personal sepse mund të kem respekt dhe për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën dhe në modestinë time ia njoh kontributet që kanë në këtë forcë, për vendin, për PD dhe për Shqipërinë aq sa kanë mundur dhe kanë ditur dhe unë besoj shumë që Sali Berisha dominon një shumicë te caktuar në PD dhe është lideri qe e ka dominuar në mënyrë të pandërprerë këtë parti edhe gjatë vitit 2013-2021 dhe gjatë kohës kur kryetar ishte Basha. Unë mendoj qe Basha ka qenë një njeri i kontrolluar politikisht nga Berisha dhe humbje pas humbjesh PD duhet të kishte kërkuar një lider tjetër, por ishte Sali Berisha që e mbajti Lulzim Bashën dhe e lëshoi në momentin kur Lulzim Basha pranoi le të themi atë që ishte verdikt apo presion amerikan për ta larguar nga grupi dhe në atë moment filloi përplasja e tyre e madhe tani Basha rri në hije dhe ndoshta gabohem por kam përshtypjen që ai shpreson të rikthehet në një mënyrë apo një tjetër të marrë kontrollin mbi këtë pjesë pas zgjedhjeve lokale të kësaj partie të vogël që ka mbetur në krahun këtej.

Pyetje: Ka ndikim Basha te deputetet e tjerë te Alibeaj apo Gazment Bardhi, të cilët janë pozicionuar në krah të tij?

Gjekmarkaj: Nuk di ta them me saktësi cili është ndikim dhe çfarë marrëdhënie kanë aktualisht ata me Lulzim Bashën, por mund të them te një pjesë e madhe e grupit që nuk kanë shkuar me Foltoren, ndikimi i Bashës është zero, por kjo nuk do të thotë që ai nuk mban njerëz në terren, kontakte për të krijuar frymën e rikthimit. Unë e kam besuar dhe e kam thënë dhe më herët se nëse Sali Berisha do të ndalej në momentin kur për shumë arsye rrëzoi Lulzim Bashën i cili nuk do të ikte por do ta mbante gjatë PD, ishte momenti kur ai mund të tërhiqej dhe vetë dhe të hidhte dorashkën e bashkimit të madh të rithemelimit të madh të vërtetë por rithemelimi i tij aktual çfarë është, është një grusht besnikësh që ai i ka pasur gjithmonë që i çoi me detyrë te Lulzim Basha dhe ka ikur Basha i ka përsëri vetë dhe janë po të njëjtët që ka marrë gjithmonë, janë ato prej 30 vitesh që e kanë bërë PD fituese, humbëse e kanë bërë PD të akuzuar për korrupsion, të akuzuar për mungesë intelektualizmi është një parti që lindi nga elitat intelektuale dhe tani është shndërruar një parti që prezanton më shumë frymë rurale se sa frymë qyteti dhe që të jesh fitues duhet të prezantosh dhe fshatin dhe qytetin dhe skajin verior dhe jugor, duet të prezantosh të gjitha religjionet, shoqërinë shqiptare në të gjitha shtresat e saj, unë nuk e shoh këtë te pjesa e partisë së Berishës por shoh një agresivitet te pjesa që ka mbetur këtej, një agresivitet i cili për mua nuk është i pranueshëm se kjo parti të funksionojë ka nevojë për të gjithë nëse ti nuk e ke problem që kjo pjesë përfaqëson vetëm 20 veta, nuk ka njerëz nga pas, atëherë është e pakuptimtë gjithë kjo luftë dhe në sondazhe pa bërë ndonjë gjë të madhe thjesht për faktin se ky grup nuk është bashkuar me Berishën shkon diku nga 8 deri në 12 përqind, pra ka një elektorat i cili i rri pas kësaj pjesë këtij grupi që në vetvete ka mbajtur një qëndrim të caktuar ndaj Berishës. Një parti e tillë që ne nuk fituar para një viti e gjys kur ishim të gjithë bashkë Berisha dhe Basha kur ishim të gjithë bashki si parti me program e përpjekje mendo tani kur jemi me dy pjesë, njëra më e madhe e tjetra më e vogël me shumë probleme mendoj se është domosdoshme së pari bashkimi, e gjetja e një formule që na bën atraktivë me qytetarët.

Pyetje: A mund të ketë një bashkim? Dhe si mund të ndodhë ky bashkim, për hir të vërtetës duhet të themi se është tentuar në disa mënyra.

Gjekmarkaj: Është tentuar e kam të vështirë të ve gishtin pse ka dështuar nganjëherë më duhet se asnjëra pjesë nuk do as bashkëpunim as bashkim, i shërben konflikt për të justifikuar pozicionet dhe ndaj kjo situatë është ajo që më bën të rri i tërhequr dhe të paktën të mos kontribuoj në degradimin e mëtejshëm të PD.

Pyetje: PD do vazhdojë të qëndrojë kështu? Çfarë do të bëhet me fatin e PD?

Gjekmarkaj: Unë nuk jam orakull ta them këtë, kjo varet nga vullneti i çdo individi që militon në parti, nga politikanët, varet nga vullneti i tyre që drejtojnë një pjesë apo një pjesë tjetër të PD, nga politikanët e saj, varet deputetët e saj nga fuqia që kanë për të ndryshuar për tu treguar tolerantë, për të shtrirë dorën e bashkëpunimit, për të tejkaluar vetveten, për të marrë në konsideratë vendimet të mëdha të shteteve alete të Shqipërisë që të mos dëmtojë PD dhe Shqipërinë, nëse nuk ndodhin këto, nuk e shoh të mirë situatën në PD.

Pyetje; Sa shpejt i duhet ky bashkim PD për të rikuperuar gjithçka që ka lënë mbrapa?

Gjekmarkaj: Mendoj që ky bashkim PD i duhej shumë më herët. Jemi shumë vonë, por më vonë se kurrë ky bashkimi i duhet sot, nesër. Pasnesër është sërish vonë në kuptimin e kohës, bashkimi duhet një orë e më parë.

Pyetje: Ndërkohë jemi dhe para zgjedhjeve zoti Gjekmarkaj, ashtu sikundër e thash dhe në fillim ndërsa opozita vazhdon me problemet brenda kampit ashtu mazhoranca nga ana tjetër ka edhe përfitime të tjera. Tani në zgjedhjet e 14 majit, PD do të ketë një kandidat apo do të ndahet në dy grupime kemi dhe kandidatë që PD nxjerr nga primaret e zotit Berisha.

Gjekmarkaj: Kjo është thembra e Akili në fakt, këto janë dilema të mëdha ku një pjesë konsiderohet PD zyrtare, një pjesë quhet partia e foltores dhe e shumicës, delegjitimojnë e nuk pranojnë njëra-tjetrën. Mendoj se në thelb të gjësë janë interesa personale të ngushta të individëve por ndoshta nuk është momenti të merremi me këtë temë që e kanë çuar PD drejt këtij fragmentimi do të kishte qenë e dëshiruar nga pikpamja etike, politike që opozita të kishte dalë në një kandidat e kam përsëri shumë të vështirë të them sepse nuk jam pjesë e asnjë vendimmarrje tashme jam thjesht një deputet i PD që kontribuoj sa di dhe sa mundem për këtë parti dhe çështjet e opozitarizmit dhe nuk jam në gjendje të them si do të përfundojë kjo sagë shpesh herë tragji-komike.

Pyetje: Zoti Gjekmarkaj në qarkun ku ju jeni deputet, pra në qarkun e Lezhës a do të lejoni që PD të shkojë në këto zgjedhje me dy deputetë, pra a do të lejonit dhe një tjetër kandidaturë?

Gjekmarkaj: Nuk kam asnjë forcë të caktuar as ti ndaloj as ti nxis, pozicioni im është për fat të keq është i shtrënguar nga shumë zhvillime dhe rrethana të një njeriu që po i konstaton dhe i sheh me një dhimbje qytetare dhe intelektuale zhvillimet në PD.

Pyetje: Ndiheni i pashpresë në thonjëza në gjithë këtë situatë?

Gjekmarkaj: Jo nga natyra nuk jam i pashpresë, unë mendoj që shoqëria gjen forca për t’i ndikuar partitë politike, është nevojë e brendshme në demokraci që të ketë një opozitë të forta në një mënyrë apo në një tjetër momenti që Shqipëria të ketë një opozitë të fortë dhe solide për tu përballur me qeverinë e Edi Ramës do të vijë, nëse nuk e bën PD këtë do të jetë një fatkeqësi këtë parti por shoqëria do ta bëjë një ditë do të gjejë forcë të reagojë në mënyrë opozitare ndaj një qeveris që është në mandatin e saj të tretë dhe ka kapar çdo pushtet në Shqipëri.

Pyetje: Për të bërë një parashikim, nëse PD shkon e përçarë dhe nëse shkon e bashkuar sa bashki do të marrë në të dy rastet?

Gjekmarkaj: Unë do të doja që në të dy rastet PD të fitonte shumicën e bashkive në Shqipëri për arsye të keqqeverisjes të kësaj qeverie, për arsye të kapjes totale të shtetit nga ana e kësaj qeverie për faktin që populli opozitar nuk është i përfaqësuar në emër të betejave, qëndresave që ky popull opozitar ka bërë do të duhet që me dinjitet të dilte në këto zgjedhje sigurisht që të bashkuar shanset janë shumë më të mëdha dhe të përçarë vetvetiu ata zvogëlohen dhe nuk jam në gjendje të them sa do të jetë numri i bashkive që do të marri opozita apo le të themi pjesët e saj.

Pyetje: Zoti Gjekmarkaj ju keni pasur tensionet, përballje të herë pas hershme me kryeministrin në seancat parlamentare?

Gjekmarkaj: Kam pasur tensione, kam pasur debate sigurisht mund të kemi përsëritje të tilla por për fat të keq vë re se ajo është pjesë që është shumicë në PD akuzon pjesën tjetër për të shitur ose të blerë, kjo në njëfarë mënyrë ta ul optimizmin, opozitarizmin, ta relativizon fuqinë për të bërë opozitë se gjendesh mes dy zjarresh, se kë përballë në thonjëza gjithmonë zjarrin armik që është qeveria dhe në një kohë që ke shikim drejt duhet të ruash edhe shpatullat që të mos të të vijnë plumba nga pas kur të quajnë i blerë, i shitur, i përdorur dhe kjo është e neveritshme, banale dmth lehtësia me të cilat prodhohen akuzat në Shqipëri se si shpifet mbi tjetrin për ta denigruar politikisht për ta vënë në qoshe të ringut nuk kursen asgjë, kjo është një gjuhë e vjetër një laborator që duhet shkatërruar në politikën shqiptare por në shoqërinë shqiptare kjo e trajtimit të tjetrit si armik duke përdorur shkollën e vjetër komuniste të luftës së klasave që ai që nuk është me mua, është armiku im.

Pyetje: Çfarë do të thotë epiteti babo, që ju përdorni në shkrimet tuaja për kryeministrin?

Gjekmarkaj: Është një metaforë që i ka ardhur atij nga kapja e të gjitha pushteteve. Pra është në një farë mënyrë baboja i kombit, i Shqipërisë, është njeriu që i di të gjitha.

Pyetje: Në rolin e nënkryetari të parlamentit i kemi parë që shumë deputet janë përjashtuar për shkak të gjuhës, zhargonit që kanë përdorur, po kryeministri Edi Rama?

Gjekmarkaj: Gjithmonë ndëshkohet opozita në Shqipëri, për fat të keq rregullat shërbejnë vetëm për opozitën. Forca në Shqipëri ndëshkon të dobëtin qoftë në parlament në rastin konkret e dobët është opozita që nuk ka numrat dhe vendos mazhoranca për të, qoftë me qytetarin e zakonshëm është përsëri e njëjta logjikë, dënohet qytetari i zakonshëm por jo ai që përfiton. I fuqishmi konservohet ruhet, i pafuqishmi dënohet qoftë hajdut i rëndomtë xhepi që merr 5 mijë lekë në autobus mund të bëjë 5 vite burg, ndërsa një që merr 5 milionë euro në buxhet ia hedh paq.

Pyetje: Ndërkohë mazhorancës në fakt i janë bërë mjaft deputetë duhet ta themi të cilët janë në arrest edhe për shumë çështje të ndryshme, që janë përfolur edhe në media, jemi në dijeni të gjithë, a është kjo mazhoranë që duhet të flasë për moral, a ka moral kjo mazhorancë?

Gjekmarkaj: Kjo është pyetje e bukur. Jo moral nuk ka, por në polikë secili luan me moralin edhe mendon që ka të drejtën mbi moralin. Që politikës t’ia zvogëlojnë këtë mundësi, qoftë mazhorancës në rastin konkret, ndoshta ndonjë rast edhe opozitës për arsye të caktuara, është shoqëria që duhet të reagojë, duhet të bëhet më e pavarur nga politika në sensin që duhet ti ndëshkojë me qëndrim, me votë, me qëndrim publik me formë protestë. Kjo është e vetmja mënyrë në një shoqëri demokratike për ti hequr kartën e pamerituar të moralit qoftë qeverisë, qoft dikujt tjetër kur e keqpërdor apo e shpërdor atë

Pyetje: Zot Gjekmarkaj dua t’ju bëj një pyetje shumë të drejtpërdrejtë keni vite që punoni, nga paga juaj në gjithë këto vite a keni mundur të kurseni një shumë të tillë pshm 400 apo 500 mijë euro?

Agron Gjekmarkaj: Besoj ai kam dalë të kursej një shumë diku te 10-11 mln lekë të vjetra.

Pyetje: Nisem për këtë pyetje nga fakti i ngjarjes që ndodhi pak kohë më parë nga zyrtarja e kabinetit qeveritar në shtëpinë e së cilës u gjetën një shumë e konsiderueshme parash e fshehur nëpër vende të çuditshme duhe ta themi.

Agron Gjekmarkaj: Për fat të keq ky është realitet por duhet te ishte letërsi si subjekt. Kjo tregon që ai perceptim që ne kemi për korrupsionin nuk është thjesht një përceptim por është një realitet i kufizuar dhe ka një realitet tjetër B i fshehur që e tejkalojnë realiteti që dimë ne që është ku e ku më galopant dhe i madh siç është rasti konkret.

Pyetje: Zoti Gjekmarkaj ju keni pasur një tjetër reagim për përplasjen mes dy zonjave Flutura Açka dhe Ina Zhupa në komisionin e medias, përse ndodhi sipas jush kjo përplasje dhe a mund të shmangej?

Gjekmarkaj: Është e vështirë të bësh gjykatësin sepse do jesh i gjykuar në çdo rast, unë shkova pak me vonesë në mbledhjen e komisionit dhe nuk e kam ndjekur dinamikën e mëparshme por në momëentin që isha aty, gjuha që përdori Ina Zhupa një kolege e nderuar që unë e kam respektuar dhe për tempin opozitar për tempistilitetin për të reaguar, ishte befasuese, ishte një gjuhë që nuk duhet përdorur me akuza të lehta që ju jeni bashkë duke e përsëritur herë pas herë ndërkohë disa muaj më parë zonja Zhupa mendonte si ne dhe më pas iu bashkua grupit tjetër të PD vë re që ajo ka të njëjtin entuziasëm ne sjellje për më tepër të akuzosh për disa gjëra Flutura Açkën në optikën time është një personalitet që i bën nder kuvendit me mënyrën si sillet, si flet, me veprën e saj, me historinë si intelektuale, e pasuron kuvendin e Shqipërisë është personi më i gabuar që të bësh akuza të tilla dhe është ende e gabuar që të të vësh nën sogjecion kolegët e tu sepse nuk janë pjesë e një skemë që mendon lidershipi i anës tjetër të PD, strategji për ti nxjerrë si palë me kundërshtarin ajo që tham pas më para, teoria e shitjes e blerjes, është një gjë që ta shpif herë pas here kur e dëgjon dhe marrëdhënia njerëzore duhet të jetë pak më përtej politikës se politika është e përkohshme dhe shpresojmë që jeta të jetë me e gjatë se politika dhe të shihemi me njëri tjetrin dhe të mos kemi turp e të skuqemi.

Share: