Home KRYESORE T’i lëmë debatet e kota rreth Ismailit dhe t’i gëzohemi gjeniut të...

T’i lëmë debatet e kota rreth Ismailit dhe t’i gëzohemi gjeniut të letrave, pa pritur prej tij qiqra në hell…

Nga Erion Dasho

Grigori Perelman, matematicieni më gjenial i kohës sonë, ka refuzuar çdo çmim që i është dhënë (përfshi “Nobelin” e matematikës me vlerë një milion dollarë). Ai jeton në një apartament të vogël bë Shën Pitersburg dhe deklaron se nuk ka nevojë as për famë dhe as për para.

Gjenitë parqiten në shumë forma, por një nga format më të shpeshta të paraqitjes së tyre është ajo e një personi të çuditshëm. Jo rrallë, antisocialë dhe të izoluar, sikundër edhe shpesh në kërkim të parave dhe famës.

Diçka është e padiskutueshme: “Ata nuk mendojnë si shumica, as edhe si e mesmja e popullatës, përndryshe nuk do të ishin gjeni!”


Këto m’u kujtuan pardje me rastin e ditëlindjes së gjeniut të letrave tona, të cilin një masë jo e vogël shqiptarësh e duan të ketë qënë edhe disident, edhe luftëtar i demokracisë, edhe president i urtë (sa herë ja kërkonin këtë hajdutët që na qeverisin), edhe qytetar modest, edhe asket, edhe shenjt (madje jo vetëm i një feje, por mundësisht i të katër feve tona), etj., etj.

Në fakt, Kadare është “vetëm” një shkrimtar gjenial, një gjigant që na bën nder sa herë që flasim me njerëz të kulturuar anembanë botës dhe krenohemi me të.

Nëse do të kishte qënë disident siç e përshkruajnë “të pakënaqurit” prej tij, ai do të kishte kaluar një jetë mizerje burgjeve dhe internimeve, dhe nuk do të kishte shkuar as një përqindje të vogël të letërsisë së tij. Paradoksalisht, madje as nuk do të vlerësohej nga shqiptarët që sot e shajnë!

Ku e bazoj këtë që thashë më lart?

Ja ku u kishim Trebeshinën!!!

Një gjigand që zgjodhi disidencën! Pse nuk u nderua Trebeshina?! Pse vdiq i harruar në Turqi?! Përse edhe për Trebeshinën u bënë “analiza” nëse ishte ose jo “disident i ndershëm” dhe “i vërtetë”?! Pse Trebeshina nuk u ftua të bëhej president kur kërkoheshin figura bashkuese?!

Prandaj, le t’i lëmë debatet e kota rreth Ismailit dhe t’i gëzohemi gjeniut të letrave, pa pritur prej tij qiqra në hell…

Share: