Home KRYESORE Virgjëria fetare e Skënderbeut! Nga Shaban Murati

Virgjëria fetare e Skënderbeut! Nga Shaban Murati

Më në fund, pas 555 vitesh të ikjes në amëshim, shpirti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu gjeti qetësi.

Qeveria e Shqipërisë zbuloi pas 555 vitesh dhe i akordoi Skënderbeut çertifikatën e virgjërisë fetare.
Nuk dihet nëse çertifikata e virgjërisë së tij fetare do të ekspozohet në muzeun “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” të Krujës skënderbejane të harruar nga qeveria, apo në varrin imagjinar të Skënderbeut në Lezhë, apo në Belvedere në Vienë pranë armëve të Skënderbeut, apo në Vatikan që me këtë rast qeveria t’i dëshmojë besnikërinë dhe virgjërinë e saj fetare.

Udhëheqësit e Shqipërisë nuk pushojnë së shtrembëruari historinë e kombit shqiptar dhe të personaliteteve historike sipas interesit të tyre personal politik, fetar, krahinor dhe etnik.

Share: