Home KRYESORE Adriatik Llalla nuk shkon në burg, fiton azil politik në Itali

Adriatik Llalla nuk shkon në burg, fiton azil politik në Itali

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali. Gjykata e Apelit të Romës ka ngritur dyshime mbi bazueshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme, që e dënoi me 2 vite burg ish-prokurorin.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati Sokol Hazizaj që tha se duke konsideruar problemet e tij me shëndetin, Gjykata e Apelit në Romë ka konkluduar se legjislacioni shqiptar për dënime të tilla nuk mund të aplikojë dënimin me burgim.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë./Opinion.al

Share: