Nga Shaban Murati
-Propozimi që Shqipëria të shpallë festë kombëtare 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës. (që në vitin 2012, libri “Hije në diplomacinë shqiptare”).
-Propozimi që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi. (që në vitin 2009, libri “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”).
-Propozimi që qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. (që në vitin 2012, libri “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”)
-Propozimi që Shqipëria të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njejtin status dhe të drejta si pakica serbe në Veri të Kosovës. (që në vitin 2011, libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”).
-Propozimi që Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO. (që në 2016, libri “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”).
Në botën e qytetëruar vjedhja e ideve pa referencën përkatëse të autorit dhe të burimit origjinal cilësohet krim, sepse idetë janë pronë intelektuale, që mbrohen nga ligji i të drejtës së autorit.