Home Gjeo-Ekonomia “Rusia kërkon përfundimin e luftës në Ukrainë”, Lukashenko: Topi në fushën e...

“Rusia kërkon përfundimin e luftës në Ukrainë”, Lukashenko: Topi në fushën e SHBA-së. Do ketë paqe nëse…

Rusia mbështet përfundimin e konfliktit në Ukrainë, por zgjidhja paqësore varet nga veprimet e SHBA-së, ka deklaruar sot presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në një intervistë për mediat kineze.

“Unë jam 100% i bindur se rusët duan që ky konflikt të përfundojë. Gjithçka varet nga amerikanët. Nëse SHBA bën hapa praktikë drejt paqes do të ketë paqe,” tha ai në një fragment video që u publikua nga Pool One, një kanal Telegram pranë shërbimit të tij për shtyp.

“Rruga që duam të ndjekim ne në Ukrainë është një rrugë paqeje. Të njëjtën rrugë mbështet edhe Kina”, theksoi Lukashenko.

360grade.al

Share: