Në vitin 2022 në botë nuk u shënua përmirësimi i Indeksit të Demokracisë, ndryshe nga sa pritej për shkak të lehtësimeve të kufizimeve pas pandemisë.
Rezultati global prej 5.29 nga dhjetë, një rritje prej vetëm 0.01 nga viti i kaluar, përfaqëson stanjacion dhe jo tendencë përmirësimi. Por çdo përmirësim në 2022 u kompensua nga zhvillimet negative diku tjetër.
Për më tepër, Kina – shtëpia e gati një të pestës së popullsisë së botës – i dha fund politikës së saj zero-covid vetëm në dhjetor, pasi kishte mbyllur dhjetëra miliona qytetarë të saj për muaj të tërë gjatë gjithë vitit.
Rusia regjistroi rënien më të madhe demokratike nga çdo vend në botë, duke rënë 22 vende poshtë renditjes në vendin e 146-të. Polarizimi mbetet kërcënimi më i madh për demokracinë në Amerikë, megjithëse pjesëmarrja e lartë historikisht në zgjedhjet e ndërmjetme në nëntor dhe një refuzim i gjerë i kandidatëve që ende mohojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndihmuan që rezultati i vendit të mbetet i qëndrueshëm në 7.85. Europa Perëndimore, shtëpia e tetë nga dhjetë vendet e para në indeks, ishte i vetmi rajon që regjistroi një përmirësim të dukshëm në vitin 2022.
Rezultati i saj rajonal u kthye në nivelet para pandemisë dhe Norvegjia ruajti pozicionin e saj të gjatë në krye të renditje, e ndjekur nga afër nga katër vende të tjera nordike. (Zelanda e Re doli e dyta në renditjen globale.) Turqia, i vetmi “regjim hibrid” në rajon, ka regjistruar një rënie të madhe gjatë dekadës së fundit, gjë që pasqyron sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan.
Top Channel