Home Gjeo-Ekonomia Ditët e vështira mes rrënojave! Ekipi shqiptar vazhdon punën pa ndërprerje

Ditët e vështira mes rrënojave! Ekipi shqiptar vazhdon punën pa ndërprerje

Kolonel Elton Reso në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliun, jep këtë përditësim për punën e deritanishme të ekipit shqiptarë të kërkim shpëtimit në Turqi.

“Ditët kanë qenë të vështira pasi puna jonë vazhdon 24 orë. Kërkimet i kemi bërë me rotacion, njëri ekip pushon pak dhe tjetri vazhdon, situata është jashtëzakonisht e vështirë por deri tani çdo gjë ka ecur mirë”- tha kolonel Elton Reso.ADVERTISING

Kolonel Reso shpjegon se në çfarë kushtet po ndihmon ekipi shqiptarë.

“Vështirësia më e madhe janë kushtet atmosferike, pavarësisht se ka dy ditë q ëka dalë Dielli, por temperaturat janë hsumë të ulëta kryesisht -12, -15 gradë gjatë natës sepse po punohet pa ndërprerje, nga ana tjetër janë edhe problematikat që po kalon vetë popullata turke kugjithçka ën këto momente është e mbyllur totalisht.– tha kolonel Elton Reso.

Çdo orë që kalon e zbeh edhe më shumë mundësinë e gjetjes gjallë të pesonave nën rrënoja.

” Nuk e kemi pasur mundësinë, deri tani kemi vazhduar kërkimin por kemi nxjerër vetëm viktima jo persona të gjallë.”– tha kolonel Elton Reso.

Në këto ditë të vështira autoritetet turke thotë kolonel Reso kanë vlerësuar ndihmën e Shqipërisë.

“Unë sapo kam mbaruar dhe një takim me prefektin e zonës, ui cili ka shprehur konsideratat më të larta për ekipin shqiptar si për kërkim shpëtimin edhe për trajtimin mjekësor e forcat e armatosura”– tha kolonel Elton Reso.

Krahas kërkim shpëtimit, ekipi shqiptarë i mjekëve është duke ofruar edhe trajtimin mjekësor për popullatën turke strehuar në qendrën e emergjencave civile turke AFAD.

Top Channel

Share: