Home KRYESORE Refuzuam femijet, çuam prinderit neper azile dhe zgjodhem te paguajme kujdestare për...

Refuzuam femijet, çuam prinderit neper azile dhe zgjodhem te paguajme kujdestare për qente!

Edhe per qente nuk kemi me kohe!

Nga Fabian Zhilla

Jetojme ne kohe paradoksesh. Individualizmi i skajshem po na kthen ne qenie qesharake. Kjo ka sjelle gjithashtu lulezimin e profesioneve qesharake. Si psh ‘kujdestari per qente’.

Per te plotesuar zbraztine qe na e krijoji karriera nuk arritem dot te krijojme familje te medha. Tashme nuk dime me se cfare jane lidhjet e gjakut dhe komshilleku. Termi mik nuk egziston me ne fjalor. Ate e kemi zevendesuar me koleg.

Jemi shume me te ndjeshem ndaj nje peme sesa dikujt qe lyp ne rruge.

Zgjedhim te bejme shoqeri me nje qen sesa te rrisim nje femije apo te shpenzojme kohe me ta. Nje nder arsyet eshte se qeni eshte me thjesht i menaxhueshem dhe nuk na kerkon shume llogari.

Dhe ketu fillon humori dhe kthehet ne gallate. Pasi morem babysiter per femijet pame qe kjo skeme prap nuk na e sheroi dot individualizmin. Keshtu e zevendesuam femijen me nje kone.

Pas pak vume re qe dhe konia kerkonte kohe dhe po aq shpenzime sa dhe rritja e nje femije. Dhe per ta zgjidhur kete problem shpikem dogy care, kujdestar qensh. Tashme gjen firma te tilla qe te ofrojne kujdestar qeni ne liqen, lum, park, mal dhe fushe. Kujdestar qeni per naten dhe per diten. Tashme kemi dhe certifikime per kete profesion te ri.

Paradoksalisht, refuzuam femijet, i cuam prinderit neper azile dhe zgjodhem te paguajme kujdestare te na kullosin qente.

Ne gojen e Migjenit ‘…pak ‘kohe’ o shok, o vlla.
Të lutem, ‘pak kohe’ në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb…’

skamaturp

Share: