Home KRYESORE Evviva l’Amore! E mandej dashurojuni!

Evviva l’Amore! E mandej dashurojuni!

Nga Alda Merini, shqipëroi Klodeta Dibra

E mandej dashurojuni.
Mos bëni seks, bëni veç dashuri.
E me kët’ dua të them puthuni lehtazi n’buz’,
n’qaf’, n’bark, n’shpin’,
ndukni buzët, pleksni gishtat,
me sytë brenda syve.
E me kët’ dua të them rrokuni aq fort
sa një qenie t’bëheni,
trupa t’ngërthyem e shpirtra n’shkapetje,
ledhatoni t’çjerrat, zhvishini teshat bashkë me frikërat,
dhuroni puthje mbi papërsosmëritë,
mbi gjurmët e një jete
që deri at’ çast kish qenë pak e gabuar.
E me kët’ dua të them rrëshqitini gishtat mbi kurmet tuaj,
skiconi yjësi, thithni aroma,
zemra që rrahin s’bashku,
frymëmarrje q’udhëdhëtojnë me t’njëjtin ritëm,
e mandej jepni buzëqeshje, të sinqerta,
pas do kohe që të tilla mungonin.
E pra, dashurojuni e turp mos kini,
se dashuria është Art, e ju jeni kryeveprat!

Share: