Home KRYESORE Fenomeni Kadare!

Fenomeni Kadare!

Nga Zak Topuzi


Duhet ta shohim problemin në konteksin e kohës kur Kadare bëri letërsi, kur i duhej që herë pas here të mbronte veten pas goditjeve që merte nga veprat e tij.

Në kohën e Enverit, nuk kish “Desidentë” të mirëfilltë- këtë duhet ta kuptojmë të gjithë. Ata nuk e pësonin vetëm personalisht, por goditej familja, vëllaj, motra e deri miqtë e tij. Ishte një përgjegjësi e madhe që sot duket e pa besushme.

Ama , vetëm Kadare, ariti falë mjeshtërisë dhe alegorisë perfekte të tij, të shkruaj vepra monumentale ku diktatura nuk arinte të kuptonte të vërtetën e shkruar nën reshta. “Të ishe një desident i mirëfilltë, do të thotë të pranoje egzekutimin pa kushte”. Çdo aludim ndaj veprave të tij ( vlerësuar botërisht) është një mos njohje realiteti.

Po ju them një ngjarje të treguar nga Ekrem Bardha, një nga shqiptaro-amerikanët më të pasur. Ndodhesha ne Spanjë dhe mora vesh që Kadare ishte me pushime pranë meje. E ftova çiftin Kadare për një drekë në një nga restorantet më të famshme në zonë. U harruam mes bisedash dhe arimë në restorant reth orës 16:00 Restoranti po mbyllej dhe pronari me mirësjellje na shpjegoj se personeli ishte larguar dhe nuk kish asnjë mundësi tu shërbente. I shpjegoj që jam me një person të rëndësishëm dhe mund të paguaj çdo çmim.

Ndërkohë, Kadare, me mirësjellje, në shqip, këmbënguli të largoheshim e mos e vendosja në pozitë. Pronari u bë kurjoz dhe pyet: nga jeni ! Çfarë gjuhe po flisni ! I shpjegoj që jam Amerikan dhe zotëria është një shkrimtar nga Shqipëria. Më pyet për emrin dhe i them Ismail Kadare.

Në moment, hapi derën në të dy kanatat dhe na ftoj brënda. Është shkrimtari më i dashur për mua, kam lexuar të gjitha librat e tij përkthyer spanjisht. Eshtë nderi më i madh në jetën time tu shërbej. Ktheu gjithë personelin dhe pas 20 min restoranti u mbush me lule të gjitha ngjyrave për nder të tij. Kam ndjerë emocionet më të fotra të jetës time.

Interesant është fakti që Kadarenë e shajnë më shumë ata që nuk kanë lexuar ose nuk i kanë kuptuar veprat e tij.

Share: