Home Gjeo-Ekonomia Gjashtë zemra rrahin pas 100 orësh nën rrënoja, shpëtohet mrekullisht familja në...

Gjashtë zemra rrahin pas 100 orësh nën rrënoja, shpëtohet mrekullisht familja në Turqi

Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje janë shpëtuar pasi kaluan 101 orë të bllokuar nën rrënoja në Turqi pas tërmetit shkatërrues.

Familja prej gjashtë anëtarësh arriti të mbijetonte duke u grumbulluar së bashku në një hapësirë të vogël ajri nën një ndërtesë të shembur në Iskenderun, provincën Hatay.ADVERTISING

Shpëtimet pas kaq shumë orësh janë mrekulli, pasi shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, katër ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi rajonin kufitar midis Turqisë dhe Sirisë , duke vrarë më shumë se 20,000 njerëz.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur ende njerëz të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

6.500 punonjës shpëtimi nga 56 vende dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare i janë bashkuar personelit lokal të emergjencës në përpjekjet e shpëtimit. Por shkalla e shkatërrimit nga tërmeti dhe pasgoditjet e tij të fuqishme është aq e madhe dhe e përhapur në një zonë të gjerë sa që shumë njerëz ende presin ndihmë.

Top Channel

Share: