Home KRYESORE Ja pse Bona u gëzua më shumë për qenushin se për vajzën!

Ja pse Bona u gëzua më shumë për qenushin se për vajzën!

Nga Elma Doresi

U paska bërë përshtypje se si Bona u gëzua për qenushin e saj, madje më shumë se vajzën ( sipas tyre përherë).

Pra na bën dicka përshtypje sot, paska shpresë.
Kush ka pasur fatin të ketë një qenush apo kush ka fatin ta ketë ende, e di mirë se cfarë do të thotë dashuri pa kushte, ashtu sic e di mirë se fjala besnikëri mban emrin e tyre.

Njëherë një zonjë tha : Ti habitesh se si unë e mbaj qenushin në shtëpi ndërsa unë habitem se si po të ikën jeta dhe se ke provuar ende dashurinë e tyre.
Nuk u vë faj.

Të jetosh midis njerëzve sot do të thotë të mbijetosh.
Njerëzit sot të përdorin.
Njerëzit sot të fyejnë.
Njerëzit sot të servilosen dhe sapo të kenë mbaruar qëllimin zhduken.
Njerëzit sot janë të dhënë pas pasurisë monetare dhe as nuk ia ndjen për atë shpirtëroren.
Njerëzit të brakstisin.
Njerëzit sot shkojnë pas interesit.
Njerëzit sot të fusin thikën para dhe pas shpine.
Njerëzit sot janë tahmaqarë, të këqinjë, të shtypin..
Njerëzit thashë?
Ku janë?
Ka shumë pak përreth aq sa kur e takoj ndihem me fat.

Dhe kështu, në mes të kësaj mënxyre, është vështirë të dallosh mirësinë.

Do duket klishe por shprehja e famshme duket se i ka përmbledhur më së miri të gjitha : Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët.

Tek takimi i Bonës me qenushin e saj, pash veten, miqtë e mi, familjarët e mi…pash Njeriun, të cilin fatkeqësisht e shoh rrallë e më rrallë sot.

Share: