Home Gjeo-Ekonomia Lufta në Ukrainë, ​ushtarët rusë përshëndesin mercenarët serbë me flamurin ruso-serb

Lufta në Ukrainë, ​ushtarët rusë përshëndesin mercenarët serbë me flamurin ruso-serb

Mercenarët serbë vazhdojnë të kenë vëmendjen nga fronti i luftës në Ukrainë. Kësaj radhe, ushtarët rusë me anë të një video në Telegram, ku shpalosin një flamur të përbashkët ruso-serb, kanë përshëndetur këta mercenarë.

“Një përshëndetje e madhe për vëllezërit tanë serbë nga patriotët rusë”,-shprehet ushtari rus me pseudonimin “Soroka”.

“Së bashku jemi të fortë”,-tha ushtari me emrin “Burluk”

Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.

Një nga personat që janë përgjegjës për rekrutimin është serbi Dejan “Deki” Beriç, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Beriç ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës./Opinion.al

Share: