Errësira ka rënë sërish sot për të tretën natë, mbi ndërtesat e rrafshuara në Turqi, nën të cilat ka ende trupa të gjallë e pa jetë.
Një tjetër natë e acartë dimri i ka zënë shumë trupa nën rrënoja, me shpresën për jetën e frikën për vdekjen.
Nga ana tjetër qindra qytetarë vendas e të huaj, po punojnë me vrull duke lëvizur gërmadhat e mbetura, me dëshirën e shpresën për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, e për ti dhuruar atyre sërish jetën, mes zymtësisë që ka kapluar qytetin.
Trupa pa jetë që transportohen me karroca, pluhur betoni nga ndërtesat e shembura, britma pikëllimi nga qytetarët që humbin të afërmit, kjo është gjithçka që gjendet aktualisht në epiqendrën e tërmetit, në qytetin Kahramaras të Turqisë.
Top Channel