Home KRYESORE Parlamentarizmi! Nga Korab Blakaj

Parlamentarizmi! Nga Korab Blakaj

Parimi parlamentar i veshjes së pushtetit legjislativ vendimit të shumicës e hedh poshtë autoritetin e individit dhe e zëvendëson atë me një sasi numerike kokash anonime.Influenca shkatërrimtare e këtij institucioni njihet vetëm nga ata qytetarë të cilët në mënyrë të pavarur shqyrtojnë faktet.

Parlamenti së pari është përgjegjës për dyndjen e madhe të njerëzve mediokër në fushën e politikës.
Duke u përballur me një fenomen të tillë, një njeri me cilësi të vërteta lidershipi, do të mundohej të përmbahej nga përfshirja në jetën politike pasi në këto rrethana, situata nuk thërret në ndihmë atë njeri që ka aftësi konstruktive si burrë shteti, por atë person që është i aftë të bjerë në ujdi në favor të shumicës.

Prandaj kjo situatë tërheq me tepër mendjet e vogla.
Sa më e ngushtë të jetë aftësia mendore dhe sa më e varfër sasia e njohurisë së një politikani, aq më i kujdesshëm do të jetë vlerësimi i tij për familjën politike, dhe në këtë mënyrë ai vlerëson një sistem që nuk kërkon aftësi krijuese të klasit të lartë ,por vetëm gjykimin dinak që e bën të vlefshëm si nëpunës shteti.

Një mediokër i tillë nuk ka pse shqetësohet për gjërat që bën.Ai e di cila do të jetë konsekuenca e punës si ‚‘Deputet Parlamenti ‚‘ , fundi është i parashikuar: një ditë do të largohet dhe t‘i hap vendin një tjetri që ka po atë vlerë mendore, pasi një tjetër shenjë e kohërave tona dekadente është kjo, që numri i burrave ‚‘të shquar‘‘ të shtetit , rritet në bazë të zvogëlimit të vlerës së përsonalitetit individual.Kjo vlerë do të zvogëlohet gjithmonë e më tepër, sa më shumë që të varet nga shumica parlamentare politikani individual.

Një njeri me aftësi të vërteta politike nuk do të pranonte të jetë roja e një tufe llomotitësish të pavlerë, kurse ata nga ana e tyre duke qenë përfaqësuesit e shumicës- e shumicës kokëtrashë- asgjë nuk urrejnë më tepër sesa një mendje superiore .

Për deputetët e pavlerë , fakti që udhëhiqen nga një përson, intelekti i të cilit është në një nivel me të tyrin përbën ngushëllim.Prandaj çdokush ka mundësi të shkëlqejë në debate llomotitjeje mes shokëve të tillë, dhe kjo u rrit frikshëm ambicjet atyre për tu ngjitur në maja të oratorisë së pavlerë parlamentare.

Duke vëzhguar këta manipulatorë, vihet re tendenca për të pasur bashkëfajtor shumicën.

Kjo është arsyeja pse parlamentarizmi është aktivitet i neveritshëm politik për njerëzit që kanë karakter dhe kurajo, ndërkohë që i tërheq tipat e ulët, pasi që ai përson që nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për veprimet e tij, por gjithmonë tënton të mbulohet nga diçka duke u klasifikuar patjetër mes maskarenjve dhe batakçinjve.

Nëse një udhëheqës kombëtar vjen nga kjo shtresë e ulët politikanësh, pasojat negative për kombin dhe shtetin veq dihen!

Një e vërtetë e cila duhët ngulitur në mendje është se shumica nuk mundët kurrë ta zëvendësojë individin.Shumica përfaqëson jo vetëm injorancën, por edhe burracakërinë.Dhe ashtu si njëqind e dhjetë kokëtrashë nuk mund të barazohën me një njeri të zgjuar, ashtu edhe njëqind e dhjetë frikacakë janë të paaftë për të ndjekur çdo linjë politike që kërkon fuqi morale dhe burrëri!

Parlamentarizmi është rrezik edhe për udhëheqësin gjenial kur fati e nxjerr dhe e vendos në krye .
Sapo merret vesh superioriteti cilësor i një udhëheqësi të tillë , rezultati do të jetë ngritja e një fronti të bashkuar kundër tij, veçanërisht nëse lideri edhepse nuk vjen nga rangu i tyre, ngatërrohet e përzihet me këta njerëz budallenj.

Share: