1.Krahët e shpirtit tim
T’i falë krahët e shpirtit tim
eja bashkë ta marrim botën,
hyjin e dashurisë
askush s’e mundi,
kultit të bukurisë
të gjithë i lakmuan,
forcës së mendjes
vdektarët i’u bindën.
Krahët e shpirtit tim
t’i falë
symbyllur…
- Nektarin e dashurisë
Të gjithë e duan,
Të paktë e posedojnë,
kush guxon
ta zhvesh shpirtin nga lëkura
t’i dalë dashurisë
lakuriq
përballë.
Të rrallë janë ata,
ndërsa pjesa tjetër
merret me intriga, mashtrime,
hargjohen në iluzion
pa guxuar të shikohen në pasqyrë.
- Ai erdhi nga përjetësia
Isha e humbur
hijet e kësaj bote
s’më linin të qetë.
Me mijëra vite nuk e njoha
shijen e dashurisë së vërtetë!
Me netë kam qarë,
u lutesha yjeve t’ma sillnin yllin tim.
Në shtratin e thatë
Netëve dehesha me trishtimin.
Askush nuk e njohu buzëqeshjen time
derisa një çast
nga përjetësia erdhi ai.
Më dukej sikur zëri i tij ishte
tingulli më i ëmbël që kisha dëgjuar.
Dhe fjalët e tij ishin: ah sa magjike.
Ai është mbreti im
gjysma e shpirtit tim që erdhi nga përjetësia,
tani e kuptova se bota është, ah sa e vogël
dhe dashuria jonë më e madhe se qielli.
4.Trëndafili i kuq
Nën njollën e gjakut,
që shiu s’e fshiu
mbiu një trëndafil i kuq.
Gjaku rrodhi nga shpirti
që askush plagën s’ia njohu.
Në vetminë e madhe,
si hiena,
tradhëtitë kafshonin
mirësinë.
Buzëqeshur krahët m’i këputën.
Dashuri gënjeshtare
miqësi vrastare.
Nga rënia për tokë
kur as në pasqyrë veten
dot s’e sheh,
Ngjizet një ëndërr
një trëndafil i kuq.
Nga gjaku i njomë,
ngjyrë shpirti
me bekimin e yjeve.