Home KRYESORE Raporti i ODIHR për zgjedhjet: Keqpërdorim të administratës. Reforma zgjedhore dështoi nga...

Raporti i ODIHR për zgjedhjet: Keqpërdorim të administratës. Reforma zgjedhore dështoi nga kriza në PD

Klima politike parazgjedhore zuri vendin me të rëndësishëm në raportin e vëzhguesve të  misionit të OSBE/ ODIHR, në prag të zgjedhjeve te pranverës.

Në raportin e parë të monitorimit ngrihet shqetësimi për përdorimin e administratës në zgjedhje.

“Shumica e bashkëpunëtorëve të ODIHR-it ngritën shqetësime për praktikën e mundshme të përhapur të keqpërdorimit të burimeve administrative nga partia në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj punonjësve publikë. Gjithashtu, shumë bashkëpunëtor vunë re një rritje të shkallës së punësimit në sektorin publik me kontrata afatshkurtra që mbulojnë periudhën zgjedhore dhe ngritën shqetësimin në lidhje me mundësinë e blerjes së votave”- thuhet në raport.

Në skanerin e ODIHR, kanë kaluar edhe përplasjen e paprecedentë në partinë më të madhe të opozitës, e cila në vlerësimin e vëzhguesve ka ndikuar negativisht për përparimin e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

“Një konflikt i brendshëm brenda PD-së ka ndikuar në punën e parlamentit, përfshirë edhe punën e komisioneve parlamentare Ad Hoc për reformën territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat”

Teksa palët politike kanë shprehur gatishmërinë për të rritur transparencën e financimeve elektorale dhe për të pranuar më shumë kontroll, mekanizmat  kontrollues nuk janë të mjaftueshme për ODIHR, për të  siguruar besueshmëri mbi pastërtinë e financave të politikës.

Disa bashkëbisedues të ODIHR-it e përshkruan mekanizmin aktual se nuk siguron transparencë të mjaftueshme të financimit të fushatës, veçanërisht të fondeve private të përdorura për fushatat“- thuhet më tej.

Ndonëse beteje lokale,  për zgjedhjet e pranverës misioni ka vendosur të dërgojë në Shqipëri 24 vëzhgues  afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve,  nga votimi e numërimi i votave deri në rezultatin final.

Top Channel

Share: