Home Gjeo-Ekonomia Shqipëria, rezolutë për paqen në Ukrainë/ 141 vende votojnë marrëveshjen në Asamblenë...

Shqipëria, rezolutë për paqen në Ukrainë/ 141 vende votojnë marrëveshjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Një rezolutë pro paqes në Ukrainë, sponsorizuese e së cilës është Shqipëria, u votua sonte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Me anë të një postimi në Twitter ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera.

Postimi: https://83cf9d4dab10d30faaecbdcf866b6795.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html✅ Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë 🇺🇦 dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë 🇷🇺.

141 countries today at #UNGA calling for peace in #Ukraine 🇺🇦 & reaffirming support for Ukraine’s sovereignty & territorial integrity is clear proof of Russia’ isolation & condemnation. Proud #Albania 🇦🇱 co-sposored resolution. pic.twitter.com/RrC9CO7T34

— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) February 23, 2023

Pak orë para një vjetorit të luftë në Ukrainë, Xhaçka mbajti dhe një fjalim në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku dënoi aktet e dhunshme të Rusisë mbi popullin e Ukrainës.

Krimet e luftës që ka kryer në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, bombardimet pa kriter të qyteteve dhe qytezave të tëra, përdhunimet, ekzekutimet, mobilizimi masiv i të dënuarve dhe mercenarëve, janë ndoshta akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të luftës së Rusisë.

Ministrja e Jashtme tha se Shqipëria mbështet pa asnjë rezervë parimet e kartës së OKB që janë garanti më i mirë për rruajtjen e paqes në botë.

“Unë besoj se një botë ku forca ndikon në të drejtën, ku vendet mund të vendosin papritur të sulmojnë fqinjët e tyre dhe të aneksojnë pjesë të territorit të tyre, është një botë që nuk do të ishte dobiprurëse për asnjë prej nesh. Ose njerëzit tanë. Praktikisht do të thoshte të ktheheshim në logjikën e viteve 1930.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Top Channel

Share: