Nga Orjola Pampuri
📍Sipas EUROSTAT, vendi ynë është i fundit për “akses në shëndetësi” jo vetëm midis vendeve të BE por dhe në rajon. Plot 8% e popullsisë ose mbi 200 mijë qytetarë nuk kanë akses në shërbimin shëndetësor, pra nuk kanë mundur të bëjnë një ekzamimin apo vizitë shëndetësore dhe jo më të pretendohet se pas 10 vitesh të kemi përmbushur premtimin elektoral të PS, “shëndetësi falas”.
📌”Shqipëria ka infrastrukturë të dobët në shëndetësi si në numër mjekësh, fonde për rimbursim medikamentesh dhe ambiente spitalore. Për shkak të këtyre kushteve Shqipëria renditet e para në Europë për përqindjen e lartë të popullsisë me nevoja të paplotësuara në ekzaminime shëndetësore.”, raporton revista Monitor bazuar në të dhënat e EUROSTAT.
📌Ky është një fakt i provuar tashmë dhe në progres raportin e fundit të Komisionit Europian, ku theksohet se “kategoritë më pak të avantazhuara të shoqërisë, gratë që jetojnë në zonat e thella, qytetarët me të ardhura të ulta, pjesëtarët e komunitetit rom, personat me aftësi të kufizuar (ndryshe), fëmijët me patologji të shëndetit mendor, etj, përballen me një akses të limituar në shërbimet e kujdesit shëndetësor, si ai paresor por dhe shërbimet më të specializuara” Progres Raport i KE 2022, fq.35
📌Kjo dëshmon se në vend ka mungesë të theksuar për qëndra shëndetësore, spitale që duhet të ofrojnë shërbim bazë për qytetarët dhe qartazi një sistem shëndetësor drejt kolpasit të plotë për shak të keqmenaxhimit, abuzimeve dhe një politike të mirëfilltë jo me në qëndër qytetarin shqiptar.
📌Këtu kujtojmë se vetë buxheti për vitin 2023 në shpenzime totale për shëndetësinë është 66 miliardë lekë ose vetëm 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nivel ky më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të BE që është në nivelin mbi 5% e PBB. Nga ana tjetër për këtë vit si asnjëherë më parë qeveria rriti me disa dhjetra milionë euro shpenzimet për kontratat koncesionare të PPP-ve, përfshirë dhe ekzaminimet laboratike, të cilat sërisht edhe pse paguhen me para publike, pra nga taksat e gjithë shqiptarëve, sërish jo të gjithë i marrin këto shërbime publike.
📌Shqiptarët poashtu përballen me shpenzimet nga xhepi më të larta, para të cilat i shpenzojnë nga buxhetet e tyre familjare, për shkak se mungon shërbimi i kërkuar shëndetsor, mungojnë medikamentet bazë, mungojnë riumbursimi i tyre. Këto shpenzime në nivel me vendet e rajonit janë gati dy herë më të larta, dhe disa herë më të larta krahasuar me mesataren e EUROSTAT.
📌Me një shëndetësi pa infrastrukturën e nevojshme, me shërbime jo në nivelin e nevojave të qytetarëve, shpesh pa akses për dhjetra e mijëra qytetarë, një shëndetësi pa financim të nevojshëm, me staf mjeksor të patrajtuar sic duhet jo vetëm profesionalisht, por dhe financiarisht, mbetemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për frymë në të gjithë Europën, përfshirë rajonin tonë, dhe jemi të krahasueshëm vetëm me standartin e vendeve të Afrikës.
📌Ndaj shqiptarët nuk mund të presin më vetëm denoncime publike për abuzime dhe keqmenaxhim të taksave të tyre për shëndetësinë.
📌Ndaj nisma per ndryshime ne ligjin e koncensioneve, eshte e drejte, pasi jane pikerisht koncensionet klienteliste dhe tenderat fiktive, te cilat kane demtuar buxhetin, dhe kane zhvendosur prioritetet, duke harruar interesat dhe nevojat e qytetareve.