Home Gjeo-Ekonomia The Sun: Shqipëria, destinacioni nr. 1 evropian për pushime në plazh

The Sun: Shqipëria, destinacioni nr. 1 evropian për pushime në plazh

Vlora, epiqendra e rivierës shqiptare me investimet e saj të reja në zhvillime urbane mikse dhe premium

E përditshmja prestigjioze britanike “The Sun” renditi Shqipërinë në një editorial si destinacionin nr.1 të pushimeve në plazh në Evropë, duke e përshkruar atë si një “pazar të leverdishëm” me plazhe mahnitëse, madje edhe si Maldivet e Europës. Shqipëria është një destinacion që kohët e fundit po shfaqet gjithnjë e më shumë në radarin e turistëve evropianë falë rivierës së saj dhe investimeve premtuese. Thënë kjo, ajo që me siguri do të bëhet “hotspot-i i të gjitha hotspot-eve” në Shqipëri është Vlora, aty ku riviera fillon dhe mundësitë nuk mbarojnë kurrë.

Vlora është quajtur si “Qyteti i Flamurit” për shkak të rëndësisë së saj historike, dhe njëherazi “Qyteti që mbretëron mbi dy dete”, si shtëpia e bregut ku Adriatiku puth detin Jon. Disa nga monumentet më të famshme të Shqipërisë ndodhen në Vlorë: Gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Parku Kombëtar i Llogarasë, etj. 300 ditë me diell, vendas mikpritës, një koleksion unik plazhesh të pacenuara ranore dhe shkëmbore, një jetë e gjallë nate dhe ushqim të pasur janë vetëm disa përfitime të tjera që në hartën tuaj e bëjnë këtë qytet domosdoshmërisht të vizitueshëm.

Sipas “The Sun”, afërsia me Palasën, Dhërmiun, fshatrat të tjerë simpatikë dhe plazhet e famshme, deri në qytetin e Sarandës, e bën Vlorën një ndalesë të preferuar. Por qyteti bregdetar ka shumë më tepër potencial se kaq.

Porti më jugor i Adriatikut nuk është vetëm fillimi i rivierës, por është edhe kryeqyteti i saj. Me investimin e ardhshëm, Vlora Marina, qyteti rivendos statusin e saj si mbretëresha shqiptare e detit.

Marina luksoze është një projekt bashkëkohor që pritet ta kthejë Vlorën në një pikë referimi rajonal dhe ndër komunitetet më të kërkuara bregdetare deri në vitin 2026. Një marinë e klasit botëror me 434 vende që ankorojnë jahte dhe superjahte, një kompleks rezidencial me apartamente premium, dy hotele me 5 yje të markave të mirënjohura ndërkombëtara dhe një shëtitore buzë detit me mundësi argëtimi të përzgjedhura do ta shndërrojnë qytetin në një destinacion të mirënjohur që i ka të gjitha. “E frymëzuar nga deti, e udhëhequr nga erërat” siç e përshkruan veten projekti në faqen e tij zyrtar, Vlora Marina duket mjaft premtuese për të përmbushur udhëtimin, pushimet apo edhe jetesën e një njeriu aq të guximshëm sa të jetë i etur për dallgët.

Ky projekt urban miks premium që është ende në zhvillim ka tërhequr që tani vëmendjen e admiruesve të jetës detare në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Së shpejti, do ta gjeni emrin e këtij qyteti në listat destinacioneve më të mira të për pushime dhe në editoriale edhe më prestigjioze. Megjithatë, këtë herë, për shkak të një oferte sa elitare aq edhe të larmishme si Vlora Marina.

Duke iu referuar “The Sun”, riviera shqiptare pritet të jetë jashtëzakonisht popullore në vitin 2023. Padyshim, Vlora Marina do të shërbejë si një katalizator për rilindjen e qytetit në një qendër turistike të klasit botëror dhe me siguri do të forcojë pozicionin e Shqipërisë në hartën turistike evropiane. Nëse e keni vizituar qytetin – tashmë keni thjesht një arsye më shumë për t’u rikthyer. Dhe nëse jo, pyetja është e thjeshtë, a jeni gati të zbuloni një përvojë të re mesdhetare?/Opinion.al

Share: