Home Gjeo-Ekonomia Vizita në Ukrainë, Medvedev: Biden u rreshtua me nazistët deri në vdekje

Vizita në Ukrainë, Medvedev: Biden u rreshtua me nazistët deri në vdekje

Vizita e presidentit të SHBA, Joe Biden në Ukrainë ka shkaktuar reagime të forta në Rusi.

Madje Moska pretendon se i dha leje që ai të shkojë në Kiev. “Pasi mori garancitë e sigurisë paraprakisht, Biden më në fund shkoi në Kiev: ai premtoi shumë armë dhe u betua për besnikëri ndaj regjimit neo-nazist deri në vdekje”, tha Dmitry Medvedev, zv/President i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Rusi.

Ish-presidenti rus iu referua kështu faktit që Uashingtoni informoi Moskën për vizitën shumë sekrete, pak orë përpara se të nisej me tren për në Kiev nga Polonia. Kjo manovër është bërë për të shmangur rreziqet e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes dy shteteve me fuqi bërthamore. Por, në orët që kaloi Biden në Ukrainë, mbi qiell qarkulluan dy avionë amerikanë të vrojtimit.

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Kur të shikoni pamjet e Biden me të mbrojturin e tij Zelensky në Kiev, mos harroni fatin e të gjithë projekteve të mëparshme amerikane”, u shpreh ajo, duke iu referuar politikanëve në Venezuelë, Juan Guaido, dhe në Gjeorgji, Mikhail Saakashvili.

Nuk kanë munguar as kritikat për Presidentin rus, Vladimir Putin. Një grup në Telegram që menaxhohet nga anëtar të shërbimit ushtarak dhe detar rus, me ironi kanë shkruar se më përpara ka mbërritur Biden në Kiev sesa Putini. “Plakushi, apo presidenti amerikan Joe Biden, mund të arrijë deri në Bakhmut pa i ndodhur asnjë gjë”, shkruhet në atë grup nga ushtarë të ndryshëm ruse, që flasin për një poshtërim të Rusisë./Opinion.al

Share: