Home Gjeo-Ekonomia “Atë çilim ku rrin mbështet, a ta kanë falë a e ke...

“Atë çilim ku rrin mbështet, a ta kanë falë a e ke ba vet”

Mund të jetë proverbë persiane….

Nga Korab Blakaj

Të magjepsur nga shkëlqimi i jetës luksoze aq gjatë të ëndërruar,tani rob të pushtetit të lirisë totale.Në tani kemi nënshtruar vetvetën nën terrorin e vanitetit banal, fudullëkut,primitivizmit, dallkaukëllakut,dehumanizimit dhe imoralitetit të shfrenuar total.

Kjo liri „e dhuruar edhe nga të tjerët „aq gjatë e pritur, u shëndrrua në instrument dhe mekanizem për pushtetin dhe pushtetarët si privilegj i rezervuar , dedikuar enkas vetëm për ta.

Diktatura e robërimit nga liria e tepërt është nga diktaturat më mizore dhe nga më të pamëshirëshmet .Mizoria e sai nuk kursen as të porsalindurit, të gjallët, të vdekurit as edhe embrionin e posaformuar në barkun e nënës .

-Të menaxhosh lirine është arti i arteve,talenti dhe aftësia supreme, esenca e urtisë së përmotshme në vetvete. Është paragoni është ekzistenca ,është ngadhnjimi dhe mbijetesa e kombit, është qytetrimi, emancipimi , zhvillimi dhe vazhdimësia e jetës së tij .

Ata që dolën në krye, këtë urtësi nuk e dinin, nuk e dinë akoma dhe përsëri do të përfundojmë pre e robërimit të unit.

As atëherë e as tani nuk e vërejmë shpejtësinë marramendëse me të cilën liria e pakufizuar transformoi tmerrin, frigen dhe ankthin tonë kolektiv në delir dhe ekstazë kolektive.
Nuk e kuptuam dhe refuzojmë të kuptojmë se ishte liria ajo që na sfidonte dhe luante me ne e jo ne të dalldisurit e të magjepsuarit që mendonim se po e vërtisnim në duart tona imbicile .

Dhe ne , prapë vazhdojmë të marshojmë të hipnotizuar pa i kuptuar pasojat dhe çmimin enorm të „lirisë së dhuruar „ ngase nuk gjejmë forcë të ndahemi nga banaliteti, primitiviteteti, injoranca dhe arroganca jonë që aq fort na ka ngulfatur.
Deliri ynë pjell mite, epope të reja në shërbim të politikës,për të ruajtur postet gjoja të mandatuara.
Të vet‘hipnotizuar me bindje se misioni i tyre historik nuk ka përfunduar akoma, ata në vazhdimësi projektojnë „programe kombëtare„ me egon e pangopur të tyre brenda.Simboli i fatkeqësisë sonë është vetvetja jonë e mbërthyer, robëruar me prangat e mbiunit.Mëkatin e përjetshëm nga diktati i lirisë së shfrenuar do ta paguajnë shtrenjt brezat në vijim.
Dhe do të vijnë ndoshta tek varret tona, por jo për pietete apo për tu lutur për shpirtërat tanë, por për të na sharë dhe mallkuar shpirtin dhe trashegiminë tonë që ua lamë.

Share: