Home Gjeo-Ekonomia Kosova e kërcënuar! SHBA duan ushtri të re| Lufta dhe Paqja

Kosova e kërcënuar! SHBA duan ushtri të re| Lufta dhe Paqja

Në emisionin Lufta dhe Paqja të gazetarit Artur Zheji, një ndër temat e diskutuara ishte dhe deklarata e Jeff Hovenier, ambasadori i SHBA në Kosovë, që vendi të përmirësojë ushtrinë.

Dy ekspertët e gjeopolitikës të ftuar në studio, Enri Hide dhe Artur Meçollari thanë se Kosova është e kërcënuar nga veprimet destabilizuese dhe agresive të Serbisë dhe duhet të ketë forcë të armaratosur të plotë dhe moderne

Ndërsa në një lidhje Skype, Analisti Milaim Zeka thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ndihmë e madhe për Kosovën dhe garantojnë sigurinë e saj duke shtuar se nëse Kosova do kishte vetëm 2 ushtarë amerikanë, Serbia nuk do të guxonte të ndërhynte ushtarakisht.

Sipas Zekës, problemi i vetëm i SHBA-ve është ndërtimi i një ushtrie të re, moderne në Kosovë dhe shkëputja përfundimtare e Serbisë nga Rusia dhe presidenti rus, Valdimir Putin.

“Po flas në mënyrë hipotetike. Sikur Kosova të ketë vetëm 2 ushtarë amerikanë, jo më shumë, 2 ushtarë amerikanë, Vuçiçi dhe Serbia kurrë në jetë nuk guxojnë ta mësyjnë ushtarakisht Kosovën. Në momentin që largohen amerikanët, mos e dhëntë zoti, siç e lanë Afganistanin në mëshirën e atyre xhelatëve atje, ne për disa orë, brenda 4-5 orëve, ne do të kishim ushtrinë serbe brenda territorit të Kosovës. Amerikanët nuk e lëshojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Kanë edhe Maqedoninë, Malin e Zi, i vetmi problem i amerikanëve është ndërtimi i një ushtrie të re, moderne në Kosovë dhe shkëputja përfundimtare e Serbisë nga Rusia dhe presidenti rus, Valdimir Putin”, theksoi ai.

Share: