Home Gjeo-Ekonomia Putin nxjerr nga nëntoka bombat bërthamore! | Lufta dhe Paqja

Putin nxjerr nga nëntoka bombat bërthamore! | Lufta dhe Paqja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se po planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje. Ai kërkon që kontrollin i tyre do jetë në “duart” e Moskës. Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, tha në “Lufta dhe Paqja” thotë se ky jap i Rusisë është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vendeve anëtare të NATO-s.

“Është një hap më tej në strategjinë e Rusisë. Kemi të bëjmë më zgjerimin e gjeografisë të aktit të agresionit. Kemi të bëjmë me një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj vendeve të NATO dhe kam fjalën këtu edhe për vendin tonë, që ndodhet larg rrezeve të veprimeve. Rusia po hyn në fazën që nuk ishte parashikuar në fillim”, tha ai.

Ai thotë se Rusia me këto veprime ka hedhur në kosh rregullin e të drejtës ndërkombëtare.

“Kjo ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ata e kanë marrë dhe e kanë hedhur në kosh të drejtën ndërkombëtare. Kina ka dalë kundër veprimeve të Rusisë, ndërsa tenton të vendosë disa limite. Armët bërthamore taktike nuk e ndryshojnë dot fushë-betejën dhe rezultatin e një lufte. Ata kanë një rreze të caktuar. Është një rrezik shtesë”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News, në një lidhje Skype, kolonel, Çlirim Toci nga Estonia, i cili foli për lëvizjen e fundit të Vladimir Putin, i cili vendosi armë bërthamore në Bjellorusi.

Toçi tha se në vendet baltike ka pasur reagim dhe kjo lëvizje është cilësuar si një kërcimin dhe rritje e tensioneve, por shton se këta vende janë të përgatitura.

“Ka disa reagimi nga Polonia në Lituani dhe më pak në Letoni dhe Estoni.

Dje Ministri i Jashtëm i Lituanisë bëri një deklaratë në lidhje me vendimin e Putin, për të vendosurt këto armë nukleare në Bjellorusi.

Ai e konsideronte këtë vendim si kërcënim dhe rritje e tensioneve. Dihet që Lituania ndan kufirin me Bjellorusinë. Jo se Lituania nuk është e vetëdijshme për këtë rrezik, sepse Rusina në Bjellorusi ka sistemet iskender dhe s-400 ,që janë sisteme kundër-ajrore dhe rreze të gjatë.

Në Estoni sot pati një debat në një nga mediat e vendit, kur u pyet për ndikimin, ata thanë që do të rritet tensione, por kjo nuk është me diçka  e re për ne, pasi janë të përgatitur për këtë.

Lituania është shumë e ndjeshme, pasi para 2 vitesh është përdorur emigrimi si një lloj armë për të destabilizuar Perëndimin,” tha Toçi.

Në lidhje me mundësinë se Putini tanimë e ka humbur kontrollin dhe lëvizjet e tij mund të jenë të paparashikuara, koloneli tha se në këto vende nuk e mendojnë këtë gjë, madje mendojnë të kundërtën, se Putini është i vetëdijshëm për çdo lëvizje që bën.

“Jo nuk e mendojnë se Putini i ka humbur kontrollin. Këtu thonë se Putin është vetëdijshëm për lëvizjet që bën” , u shpreh koloneli.

360grade.al

Share: