Home Gjeo-Ekonomia Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi, Artur Meçollari: Duket i...

Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi, Artur Meçollari: Duket i qëllimshëm

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi. Kjo ngjarje u njoftua nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarja u diskutua në emisionin “Lufta dhe Paqja” në Abc News.

Kapiteni Artur Meçollari thotë se ngjarja raportohet se ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare. Ai thekson se droni, i cili është rrëzuar, ka si funksion zbulimin dhe goditjen.

“Ngjarja thuhet ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare. Ekziston e drejta e fluturimit të lirë. Çdo lloj avioni mund të fluturojë, çdo anije mund të lundrojë. Është avion pa pilot. Ka dy pilotë që gjenden në tokë. Më e besueshmja është se është nisur nga Rumania, është i armatosur. Droni ka funksionin e zbulimit dhe gjuajtjes”, tha ai.

Ai thekson se ky rast duket që është i planifikuar pasi ka veprime aktive.

“Për qa kohë sa ata kanë kaluar veprimet aktive ndaj dronit, është i qëllimshëm. Aksidentit në ajër janë normale për gabimet e pilotëve, por po flasim për veprime aktive kundër dronit”, shtoi ai.

360grade.al

Share: