Home Gjeo-Ekonomia  “4 Prilli, data që i bën nder anëtarësimit të RSh në NATO”!

 “4 Prilli, data që i bën nder anëtarësimit të RSh në NATO”!

Nga Gjeneral ®  Piro Ahmetaj:

Si ndër pjesëmarrësit teknik në datën që Republika e Shqipërisë u ul me të drejta të plota në tavolinën e 28 vëndeve të NATO-s(Samiti i Këln/Strasbourg), sigurisht që e di fort mirë që data zyrtare e pranimit të RSh është data 1 Prilli 2009 ! 

Gjithësesi, në 14 vite rresht, vijoj të insistoj për ti “zhvendosurcelebrimet protokollare nga data 1 në 4 Prill”  duke e bashkuaranëtarësimin e RSh me atë të themelimit të NATO-s [Prill1949/2009]. Thënë këtë, shpresoj të adresohej/t si: “gjetje emënçurpasi jo vetëm kapërcen perceptimin rreth 1 Prillit (ditën e gënjeshtrave) por konfirmon një ngjarje të madhei bën nder dhejep vlera shtesë kësaj të vërtete historike për kombin”.

Duke e parë kështu, data Prilli 2023 shënon 1vjetorin eanëtarësimit të Shqipërisë si dhe përvjetorin e 74-ërt të  themelimittë Aleancës Ushtarake më të fuqishme të historise së njerëzimit, e cila ka luajtur dhe vijon të mbajë peshë kritike për paqen, sigurinë, mbrojtjen e vlerave tē demokracisë si dhe interesat gjeopolitike jo vetëm në hapësirën Euroatlantike.

Kur 74 vjet më parë, “Babai-themelues dhe Komandanti i parë iNATO-s, Dwight D. Eisenhower, e projektoi Aleancën e Atlantikuttë Veriut si një instrument politiko – ushtarak për mbrojtjen e tërësisë territoriale (artikulli 5) në rast sulmi nga kampi Stalinist, ndoshta askush nuk e kishte imagjinuar se Gjenerali brilant kishteprojektuar themelimin e Aleancës më të suksesshme të sigurisëglobale.

Mbas 74 vitesh, mund të thuhet me bindje se NATO e kapërmbushur misionin në mbrojtjen e tërësisë teritoriale të vendeveanëtare si dhe ka shërbyer si një mekanizëm shprese për paqen dhe sigurinë në botë.  

Edhe pas viteve 1990, përveç misionit bazë (artikulit 5) NATO:“ka dominuar tregun e mjedisit  Ri të sigurisë globale” nëpërmjet një procesi të gjithanshëm reformimi dhe modernizimi të konceptit strategjik,  strukturave, arnatimit,pajisjeve, planifikimit dhe kultures së bashkëpunimit mesvëndeve anëtare.

Një ndër shtyllat e këtij suksesi mbetet politika e “Dyerve të Hapura/Open Door Policy”, që NATO e lançoi mba viteve 90’, e cila ka shërbyer edhe si mekanizëm për reformat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe si shkollë e demokracisë për vendet e lindjeskomuniste. Fal këtij mekanizni nga 16 vende para 1990 (përpunë ditësh Filanda), NATO përbëhet nga 31 anëtarë, ndërsa me firmosjen e ratifikimit nga Turqia të Marrëveshjes sëWashingtonit Suedinë, arrin në 32, ose dyfishin e vëndeve qëkishte në 1990!

Në hapësirën Euroatlantike/NATO-s jetojmë rreth 1 miliardbanor, zotëron me shumë se 1/2 e ekonomisë botërore dhepersoneli aktive arrin në 3.5 milionë. SHBA, Franca dhe Angliazotërojnë armë bërthamore, për misionin e shkurajimit të kundërshtarëve potencial [deterrence].

Për fatin e kombit tonë, historia me e sukseshme e angazhimevetë NATO-s  mbetet operaconi ushtarak në Kosovë (1999), qëedhe pse jashte artikullit 5, demostroi fuqinë ushtarake të Aleancës si: “shpresë e paqestë drejtave të njeriut dhe stabilitetit demokratik”.

Do ishte e padrejtë, nëse në çdo Prill të mos e përsërisim  rolin jetik të SHBA- në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pasiajo mban barrën kryesore të fuqisë dhe shpenzimeve ushtarake.Mjafton të përmendim shpenzimet e mbrojtjes rreth 1 TrilionUSD (për vitin 2023) ose mbi dy herë më shume se 29  vendet e tjera të NATO-s të mara së bashku. 

Shkurt për qasjen e NATO-s ndaj kërcënimeve dhe sfidaveaktuale. Agresioni ushtarak i Rusisë, nuk ishte as është vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë si dhe interesave  Aleancës Euroatlantike (USA/NATO)”.

Ndërsa, Krimea, Bosnja, Kosova, etj, kanë treguar se kërcënimetushtarake po sofistikohen nëpërmjet përdorimit të formave të reja, si referendumet e mbështetura nga jashtë, fondamentalizmitfetar, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, qeverisjet e dështuara, etj.

Në këto rrethana, përveç misionit madhor për mbrojtjen e tërësisë teritoriale të 30/+2 vendeve anëtare, NATO i duhetmbaje përsëri barrën kryesore. E pamundur për të ndaluarambicjet e Rusisë në “aneksinit te Krimesë me tanke dhe marreveshje+”, prej vitit 2014, NATO ka dislokuar Forca tëGatishmërisë Shumë të Lartë në vendet Balltike, EuropënQëndrore dhe Juglindore.

Mbas 13 muaj luftime, mund të themi se Rusia-Putiniste i ka(keq)humbur betejat për të testuar kohezionin mes vendeve të NATO-s, qoftë edhe duke kërcënuar me gazin si armëgjeopolitike si dhe me pëdorimin e fuqisë bërthamore. Në të kundërt, rreth 100 miliard € armatim dhe pajisje ushtarakemoderne, përfshi Tanke Leopard, sistemet Patriot, etj, janë provatë forta për kohezionin dhe vendosmërinë e përforcuar tëAlancës Transatlantike, për ta mbështetur Ukrainën deri në fitoren ndaj të keqes së përbashkët.

Rusia gjendet më e izoluar se kurrë nga bota e qytetëruar: “nga193 vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventurë neo-naziste”; rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB dhe besoj, jo shumë vonë, Putini dhe Gjeneralët gjakatarë do të përgjigjen përkrime kundër njerëzimit në Gjykatën e Hagës.

Përkundër panikut dhe (del)elekuencës së analistëve të gjithëditur dhe strategëve të vetë(de)graduar, përsëris bindjenstrategjike se: falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisë  NATO-sRusia – Putiniste do ta humbasë me turp luftënsi dhe do të gjunjëzohet  përballjen fuqinëushtarakekohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (SHBA/NATO)!

****

Besoj nuk ka askush mëdyshje, Anëtarësimi i RSh në Aleancëne fuqisë Euratlantike dhe vlerave perëndimore, meriton tëskalititet në memorjen e historisë sonë kombëtare si: “arritja e dytë  gjeopolitike mbas shpalljes  pamvarësisë në 28 Nëntor1912”. Kjo jo vetëm të paprekshmërisë teritoriale që garantohetnga NATO, por edhe për shkak të konflikteve shekullore, pozitësgjeografike, interesave dhe përcaktimit të Shqiptarëve ndajvlerave perëndimore. 

Edhe duke përsëritur mirënjohjen ndaj SHBA-ve, vijoj të refuzoj“tallavanë populiste” se anëtarësimi i RSh në NATO, ishtedhuratë. Kjo pasi si dëshmimtar/ekspert i këtij udhëtimi jam shumë i bindur që kjo arritje (Prill 2009) ishte meritë epërpjekjeve të shqiptarëve në aspiratën drejt perëndimit, e reformave të thella në fushën e mbrojtjes (p.sh, nga 115 mijëushtri aktiv që trashëguam para 1990, sot FA kanë më pak se 9mijë), por edhe e vizionit dhe konsensusit të gjerë politik, si dhee mbështetjes dhe e kohezionit kombëtar.  

Në të njëjtën kohë, Tirana zyrtare në 14 vite rresht kakonfirmuar se anëtarësimi nuk është stacion i fundit përShqipërinë, por një Fazë e Re, me përfitime, me sfida dhe mepërgjegjësi shtesë.  Prandaj Shqipëria në NATO, respektohet si“aktore  shumë se modeste”, pasi ajo mbetet e përkushtuar si“vënd Leader” për ta çliruar Rajonin nga historia e përgjakshmeshekullore si dhe për ta jetësuar axhendën e udhëtimit  Euroatlantike (NATO/BE) të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë udhëtim 30 dhjetëvjeçar drejt/mbas anëtarësimit nëAleancë, nga një vend që mbarte/krijonte probleme me sigurinë[konsumator] Shqipëria është shndërruar në një vend qëkontribuon për sigurinë në rajon, mesdhe dhe më gjerë. Si p.sh,mund të përmendim faktin që prej vitit 1996 në operacionet e NATO/BE në Bosnjë, Irak, Afganistan, Kosovë, Gjeorgji, Ukrainë, Mali, etj, kanë kontribuar rreth 9.000 burra dhe gra me uniformë. 

Me këtë rast, përshëndesim rolin aktiv të RSh, rrjedhojë e përfaqësimit dinjitoz krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pakushtëzuar të vendimarrjeve në NATO-s,  arritjen e Buxhetit të Mbrojtjes në 2% të GDP-së për2024 si dhe kontributeve më shumë se modeste që vijon t’i japUkrainës.

Ndërkohë, 14 vjet pas anëtarësimit, Shqiptarët e kanë tejkaluarperceptimin e NATO-s si “xhandarë/e që garanton falaspaprekshmërinë teritoriale të 30 anëtarëve (përfshi RSh). Për mëtepër që, RSh mbetet e përkushtuar  përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s si dhe forcimin e parneritetit Strategjikme Washingtonin. 

Shqipëria po ashtu ka demostruar vullnet konstant për të zhvilluar projekte të përbashkëta me Kosovën si dhe me 4 vendet e tjera të ballkanit perëndimor (përfshi Serbinë), për t’upërballur bashkërisht me kërcënimet asimetrike si ne rastetrenegate, rreziqet kibernetike, ekstremizmi, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, emergjencat civile, etj.

Në shtesë, aktorët shtetërorë të Tiranës zyrtare, do t’i ri-Këshilloja mbi domosdoshmërinë për të zhvilluar një Strategjiafatgjatë, që përfshin sovranitetin territorial në kuadēr tē NATO, por që fokusohet në Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Interesavembarë-Kombëtar (SMZhIK/2035) në Rajon, Mesdhe dhe mëgjerë. Po ashtu, e çmoj kritike për të modernizuar strukturatpërgjegjëse dhe kapacitetet operacionale duke reflektuarndryshimet e Konceptit të Ri Strategjik të Aleancës si dhepërmbushur detyrimet në kuadër të NATO, EU, etj. 

E fundit por jo nga rëndësia, në shkollat perëndimore të NATO-s kemi mësuar se në reformat e sigurisë dhe mbrojtjes, kurresesinuk vlejnë politizimi, privatizimi, protagonizmi si dhe delekuentëtpor dashuria për vendin, gjithëpërfshirja,përkushtimi, përulësia dhe përgjegjësia e lartë shtetërore; besiminë vlerat demokratike si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetitstrategjik me SHBA, NATO-n, etj.

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, 

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Anëtar i Bordit të “Izraleli House”; si dhe Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Share: