Rritja e pagave padyshim do të shoqërohet me uljen e investimeve . Përndryshe nëse kjo nuk ndodh , po të marrim në konsideratë, gropën e detyrimeve të prapambetura nga Rindertimi , edhe pagesat e PPP, gropa buxhetore do të jetë e vështirë për tu mbushur nga cdo qeveri që do të vijë .
Njerëzve që ndjekin zhvillimet ekonomike mund t’ju jetë dukur një “lajthitje pranverore”, fakti që disa ekonomistë përkrahin rritjen e pagave në kurriz të investimeve, pasi teoria ekonomike rekomandon investimet, por gangrena e vërtetë e buxhetit ka qenë përzgjedhja edhe ekzekutimi i investimeve.
“Buxheti që pasuron shqiptarët “, “buxheti më i madh i të gjitha viteve” , “buxheti i qytetarëve” , “buxheti i taksave të ulta edhe i investimeve të larta “, janë këto disa nga deklaratat qëndrore , titujt bombastikë të buxheteve ndër vite, të cilat vënë theksin vetëm tek rritja e kapacitetit investues, duke anashkaluar aftesinë për të përzgjedhur, edhe ekzekutuar investimet.
Narrativa politike ka ushqyer idenë e gabuar se ekonomia edhe zhvillimi janë më së shumti cështje kapaciteti në vlerë, duke lenë jashtë cdo diskutimi procesin më të vështirë, më njohuri kërkues por edhe më shpërblyes përzgjedhjen , prioritizimin edhe ekzekutimin në kohë.
Buxhetimi është edhe mbetet një proces prioritizimi . Mungesa e një procesi të qartë të konsoliduar përzgjedhje dhe prioritizimi, e cila con më prapa në vështirësi ekzekutimi është një antikap që duket qartë tek tabelat e realizimit të buxheteve deri në 9 mujor. Në 20 vitet e fundit qeveritë janë kryesisht me suficit buxhetor. Pra cdo vit në 20 vjet (me pak përjashtime) deri e fund të nëntëmujorit qeveritë kanë mbedhur më shumë taksa sesa e kanë qenë në gjendje të shpenzojnë sidomos të investojnë . Realizimi i investimeve kryehet me goditje të përqëndruar 3 muajt e fundit , për mos të përmendur ndryshimin e listës projekteve apo rialokimet . Edhe cdo gjë e investuar në nxitim e sipër është harxhim i keq.
Për shumë nga ju kjo mund të konsiderohet paaftësi e ministrisë së financave . Në fakt është dështim total edhe paaftësi e Ministrave të linjës e toleruar nga Ministri i Financave.
Qeveritë tona shpenzojnë keq. Në listën e investimeve shpesh ministritë listojnë projekte të cilat nuk janë gati për implementim, madje nuk kanë studime fisibiliteti . Ministritë kanë “listë dëshirash ” ku renditja e tyre mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë nga forca të ndryshme , brenda edhe jashtë qeverisë .
Të prioritizosh, do të thotë të argumentosh, me te dhëna edhe matje, kostot përfitimet ekonomike afatgjatë të projektit, të rendisësh fakte jo opinione pse një projekt është i nevojshëm, edhe i realizueshëm . Ndërkohë ta vendosësh një projekt në listën e ekzekutimit buxhetor vjetor e mira do ishte të jesh gati për fillimin e disbursimeve brenda tremujorit të parë .
Në të kundërt cdo lek taksë i mbledhur shtesë e cila fle në llogaritë e qeverisë , apo rialokohet në projekte sipas dëshirës së ministrave është një frenë mbi ekonominë.
Në menaxhimin financiar ka një parim. Një CEO që “Fle” mbi Cash ,pra që nuk është në gjendje të selektojë , argumentojë edhe të ekzekutojë projektet e përzgjedhura duhet te shkarkohet .
Ndoshta ka ardhur koha që ky parim të zbatohet edhe në qeveri .