Home KRYESORE Me turkoshakë e serbofilë nuk mbrohen vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare!

Me turkoshakë e serbofilë nuk mbrohen vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare!

nga Ismet Hajrullahu

Ministrit Hajrulla Çeku, ende nuk po i mbushet mendja që ta shkëpusë bahkëpunimin me kompaninë e Serbisë , e cila ka vjedhur , ka betonuar artifaktet në kalanë e Novobërdes. Lidhur me këtë çështje , në cilësinë e drejtorit të IKMM-së, i pata kërkuar edhe nëpërmjet një shkrese zyrtare, shkëputjen kontratës me këtë kompani.

Po kjo kompani armiqësore ndaj trashëgimisë sonë, me mjete të rënda si eskavatori, ka goditur muret e kalasë! Nuk di se çfarë duhet të ndodhi më shumë se kaq, që ministri Çeku të zgjohet e të  shkëpusë bashkëpunimin me kompaninë e serbisë “Koto”, e cila e ka shkatërruar, vjedhur e ndryshuar vlerat historike të këtij aseti të çmueshëm të trashëgimisë sonë kulturore! Për këtë papërgjegjësi të ministrit ndaj vlerave tona kombëtatare, kryeministri Kurti është dashur ta shkarkonte ministrin Çeku, i cilli përveç fjalëve boshe e inateve politike, nuk ka bërë asgjë për kulturën. Thjesht shoë! Për aq sa ai do të jetë në krye të Ministrisë së Kultures, trashëgimia kulturore do pësojë shkatërrime, vjedhje, e madje transformim të identitetit të kulturës sonë të lashtë!  Po ky ministër kurrë nuk mori masa ndaj atyre përgjegjësve, të cilët e përjashtuan IKMM-në nga mbikqyrja e punimeve në kala, e të cilët e kanë fshehur, për mua qëllimshëm, dokumentin e vitit 2015 , ku e ngarkonte IKMM  si një ka institucionet mbikqyrëse të punimeve që zhvilloheshin në Kalanë e Artanës.

Që nga viti 2015 e deri në ardhjen time si drejtor i IKMM-së në mesin e vitit 2018, nuk janë mbikqyrur punimet nga IKMM, që do duhej me qenë patjetër prezent, por është mbikqyrur restaurimi dhe ndërtimi i mureve nga arkeologë të Institutit Arkeologjik. Gjithashtu ministri Çeku nuk mori as një masë për ngritjen e një objejki me përmasa të mëdha brenda perimetrit të asetit arkeologjiik në Budrigë! Me turkoshakë e serbofilë nuk mbrohen vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e kombëtare!

Share: