Nga Arlinda Halili, nje nder themeluesit e Gjurme Ilirane
Gjurmë Iliriane titullohet projekti më i fundit komunitar i cili do të nisë rrugëtimin e tij në muajin maj. Iniciativa synon të bashkojë komunitetin shqiptar në Jugperëndim të Londrës, me qëllim kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe trashgimisë shqiptare.
“Ne e zgjodhëm këtë emër për të pasqyruar shumë rrugë të ndryshme që ne, si shqiptarë, kemi udhëtuar për të ndërtuar jetën tonë në Angli, MB. Gjurma simbolizon krenarinë që kemi për arritjet tona dhe kontributin që japim për të jetuar në Angli”thuhet në njoftim.
Çfarë synon projekti?
Gjurmë Iliriane do të ofrojë mësime javore të gjuhë shqipe për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Jugperëndim të Londrës,duke përfshirë folklorin, vallëzimin dhe festimet kombëtare, të ofruara nga mësues të gjuhës shqipe dhe vullnetarë të trajnuar.
Fillimisht projekti do të nisë me një program pilot 12-javor, me ambicien për të drejtuar një program të vitit shkollor 39-javor nga shtatori i 2023.
Aktualisht janë 30 fëmijë të regjistruar për programin pilot dhe 29 të tjerë të interesuar për t’iu bashkuar Gjurmë Iliriane në shtator.
Çfarë do të mësojnë fëmijët në Gjurmë Iliriane?
Seancat 2 orëshe do të zhvillohen në një qëndër për komunitetin vendas, të dielave në mengjes. “Kemi zgjedhur të dielën, sepse familjet vendase e kanë më të lehtë për të marrë pjesë, gjithashtu edhe familjet nga komunat përreth. Çdo term do të sjellë një temë qëndrore e cila do të përfshihet në aktivitetet e çdo mësimi. Tema e zgjedhur për tremujorin e parë është: “Gjurma Ime – Gjithçka rreth meje” dhe fëmijët do të eksplorojnë:
Tekstin në fokus – histori dy-gjuhësore, ‘Rruga e Lumturisë’ nga E. Arkolaki
“Zgjodhëm këtë libër, sepse përcjell skena lumturie nga pushimet në plazh, ku shumë familje në Shqipëri kalojnë kohë së bashku duke krijuar kujtime. Kjo histori sjell kuptimin letrar të bashkësisë, nxit imagjinatën e fëmijëve, duke I ftuar ato të bëhen protagonistë në vendin e tyre të lumtur.
Gjuha dhe komunikimi – lojë në grup duke kaluar përreth kutinë magjike të bisedimit. Fëmijët do të fillojnë të shprehen për veten e tyre në menyra të thjeshta dhe argëtuese. Aktiviteti do t’i inkurajoj fëmijët të flasin për veten e tyre dhe situata nga jeta e tyre. Tema brenda kutisë do të zgjidhet në varësi të temes mësimore dhe në mënyrë që të zhvillojë aftesinë pë r t’u shprehur të fëmijëve.
Drejtëshkrim – njohje me Abetaren. Fëmijët do të fillojnë duke provuar të shkruajnë emrin e tyre në shqip. Shumë nga fëmijët tanë kanë emra të vjetër shqipëtarë, e shohim drejtëshkrimin si baza e cdo mësimi. Ne do të ushqejmë identitetin etnik duke mësuar fjalët domethënëse për mjediset e çdo fëmije, duke inkurajuar kështu fëmijët të eksplorojnë gramatikën dhe drejtëshkrimin e gjuhës shqipe. Ne kemi hapur edhe librarinë dy-gjuhësore të Gjurmë Iliriane, e cila do t’i japë mundësinë çdo fëmije të marrë një libër çdo javë për ta lexuar me familjen.
Minuta pushimi në përfundim të cdo aktiviteti (çdo 30 min). Fëmijët do të kenë mundësinë të plotësojnë nevojat e tyre personale dhe sociale.
Historia – këto tema mësimore do të mbërthejnë fëmijët në eksplorimin e histroisë tonë unike. Teknikat tona të ndërthurura të mësimdhënies, do ta sjellin temen nëpërmjet krijimtrisë së fëmijëve, duke rikrijuar disa nga ngarjet më të rëndësishme historike. Prsh: Fëmijët do të kenë mundësinë të rikrijojnë simbolin e shqiponjes dy-krenareshe nëpërmjet aktiviteteve artistike si piktura.
Arti shprehës – fëmijët do të praktikojnë dhe mësojnë vlerat e traditave shqipëtare nëpermjet aktiviteteve artistike, këngeve dhe muzikes. Ne kemi një listë kërcimesh tradicionale për të gjitha moshat. Duke sjellë kërcimet, fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë edhe për veshjet tradicionale. Ne kemi si synim të marrim pjesë në organizime të rëndësishme kulturore si dita e pavarsisë, me shpresën për te ftuar më shumë shikues të na bashkohen.
Çdo seancë do të mbyllet me lavdërime dhe inkurajime të fëmijëve. Çdo fëmijë do të ketë librin e vet të kujtimeve, në të cilin do të shënohen arritjet e tyre duke I lejuar fëmijëve për të reflektuar dhe vlersuar veten dhe arritjet e tyre” shpjegojnë organizatoret.
Nëse dëshironi të mbështesni projektin klikoni këtu