Nga Rexhail Ramadani
Feja ka dominuar gjithe mesjeten dhe ne keto kohe gjithe filozofet si pike referimi i kishin librat e shenjte per te interpretuar filozofine e tyre. Dominimi i fese kishte krijuar nje kierarki te fuqishme te kishes ne perendim dhe qe librat e shenjte interpretoheshin ne frymen e Aristotelit. Ndersa ngritjen e qyteterimit islam kishte ngritjet dhe reniet. Zenitin e arriti me ndertimin e Bagdadin si nje nga qendrat me te medha boterore te kultures dhe qyteterimit, por si fenomen negativ ishin lufterat e dinastive per te pasur fronin, por edhe mungesa e zhvillimit shkencor dhe teknologjik edhe pse kishin arritje te medha ne cdo fushe. Profeti Muhamed nga nje njeri qe nuk dinte shkrim dhe lexim dha nje nga qyteterimet me te medha dhe me te zhvilluara pikerisht ne kohen kur nga renia e perandorise romake , perendimi u fut ne nje dekadence te thelle dhe nje epoke te erret, sepse stagnoi zhvillimi i shkences dhe teknologjise se kohes.
Pra u bene shume arritje ne kete qyteterim por deshtuan te ndertojne shkencen moderne qe u arrit vetem ne Renesance. Por mbi te gjitha Bagdadi ra nga ngritja e perandorise osmane, ku ne bashkepunim me mongolet arriten qe te krijojne nje lloj kierarkie fetare dhe imamet si mekanizma kontrolli ku si nje nga figurat me kryesore ne keto perpjekje ishte Imam Gazaliu. Renia e Bagdadit e shenoi edhe ngritjen e perandorise Osmane e cila e perdori islamin per shtrirje ne sferen lindore dhe deri ne Ballkan.
Ne kete kohe ne perendim ishte Thoma Akuini, Shen Augustini si dy filozofet me te medhenj qe e bashkuan filozofine dhe teologjine, ndersa ne boten lindore Islami kishte arritur zenitin gjate kalifimit Mamun kur Bagdadi u be qender kulturore dhe intelektuale e botes. Ne kete rruge dha kontribut te madh Jaffar al Sadiku qe krijoi akademine e pare , ne kete qyteterim kontributin me te madh e dha levizja ISMAILI qe ishte fraksioni humanist qe kontriboi ne ngritjen e ketij qyteterimi. Ky qyteterim i dha filozofet e medhenj si Averoe, Ibn Farabi dhe gjeniu i madh i ketij qyteterimi Avicena.
Eshte e vertete se Renesanca u be fale edhe arritjeve qe kishte bere qyteterimi islam sidomos shtrirja e ketij qyteterimi ne Andaluzi. Kjo beri te mundur edhe zhvillimin e Renesances Evropiane.
Pas Renesances se arte filloi nje epoke tjeter ku u bene fillesat e para te shkences moderne nga Xhovani Piko Della Mirandola, Leonardo Da Vinci por kjo fryme u ngrit nga kardinali Nikolla i Kuzes qe vendosi bazat e shkences eksperimentale, levizjes ekumenike dhe idese se republikes se Platonit ne boten e re.
Ne historine e Evropes tendenca ishte te zhvillohet shklenca , epoka moderne karakterizohet me zhvillimin e metodes shkencore per te njohur misteret e natyres.
Pra vetem besimi ne Zot nuk ishte i mjaftueshem per tu zhvilluar shoqeria andaj u be perpjekje te njihen misteret e natyres , te njihen LIGJET qe i kishte krijuar Zoti.,
Keshtu e filloi Rene Dekarti qe me te filloi epoka moderne, Rene Dekarti u perpoq qe te te zhvilloi metoden shkencore duke u filluar nga ndarja mes perceptimit ndijimor dhe perceptimit mendor, pra si te krijohet nje ide mbi realitetin dhe njohja e ligjeve.
Prandaj Dekarti mendoi ashtu sic Euklidi se pikerisht Matematika eshte gjuha e Zotit dhe per te njohur misteret e tij duhet te marre matematiken si baze pra ai njihet si redukcionist pra pjeset e medha per ti ndare ne me te vogla dhe ne idene mbi skepticizmin universal ai e zbuloi COGITO , pra egszistoj sepse mendoj, pra njeriu eshte i pergjumur, dija e tij eshte vogel nga qe jeton ne boten e imazheve visuelle prandaj njohja kerkon te dale njeriu nga kjo bote e iluzioneve dhe te njohe ligjshmerite me te larta. Ne kete rruge me pas erdhi Spinoza qe dha modelin e tij te Panteizmit dhe kuptimin me te thelle te substances nderkohe qe racionalizmi perfundon me gjeniun e madh LAJBNICIN.
Pra Dekarti, Spinoza dhe Lajbnici u perpoqen qe te interpretojne nje METAFIZIKE mbi te cilen do te kuptoheshte me mire fizika. Me pas kemi Empiriket Britanike qe fillojne me Fransis Bekonin i cili u perpoq ashtu si edhe Rene Dekarti te krijoje metoden e njohjes shkencore duke filluar nga observimi. Empiriket Britanik ishin me teper te inspioruar nga Aristoteli dhe te cilet nuk besonin ne parimet universale mbi te cilat eshte ndertuar universi, Ato mendonin sipas parimit te Lokut : Nihil est in intellectum , quod non fuerit ad sensum.
Keshtu racionalistet dhe empiriket u perpoqen qe te njohin te fshehtat e universit per tu zhvilluar shoqeria.
Dekarti nuk e mohoi Zotin perkundrazi e morri si pike referente, dhe ai ishte i idese se ai egziston sepse egzistenca eshte atribut i te perkreyres, Spinoza ishte panteist ndersa Lajbnici e dha idene Zotit i cili ka perdorur arsyen ne krijimet e tij, pra bota eshte racionale.
Por idea e Dekartit , Spinozes dhe Lajbnicit ishte perparimi i shoqerise, sidomos revolucionarizimi i Shkences , Lajbnici eshte pararendes i teorise Kuantike shkences me te sakte. Pra idea e tij e Monadave spjegon thelbin energjetik te universumit , keshtu qe Lajbnici eshte nje nge mendjet gjeniale qe ka kontribuar ne zhvillimin e shkences moderne.
Empiriket Britanike me te shquarit ishin John Loku, Berkley dhe Hjumi. Ato me teper u perpoqen te punojne ne teorine e njohjes sipas tyre njeriu e njeh boten permes shqisave. Loku shquhet per teorine e tij empirike te njohjes se botes, ne politike ai permiresoi Hobsin qe e shihte sovranin tek mbreti autoritar dhe modelin totalitar te qeverisjes duke promovuar nje qeveri me te vogel qe garanton lirite individuale dhe mbron te drejten e prones.
David Hjume gjithashtu u fokusua ne njohjen e botes permes impresioneve edhe pse eshte veshtire te spjegohen se cka ne fakt jane impresionet por sipas tije impresionet krijojne nje ndjenje dhe nje interpretim. gjurma le dicka..qe duhet interpretuar.
Hume mendonte se nuk ka lidhje shkakesore me pasojen , pra eshte nje lidhje me teper psikologjike. ndersa ne fushen e edukimit ai mendonte se Pasioni e drejton njeriun , prandaj per te edukuar njeriun duhet te edukohen pasionet e tij.
Pra racionalistet dhe empiriket po perpiqeshin qe te krijojne ide mbi zhvillimin e metodes shkencore dhe nje sistem metafizik mbi te cilet do te ndertohej Fizika dhe shkencat tjera. Ne filozofine politike po perpiqeshin qe te jepnin ide mbi organizimin shoqeror duke filluar nga Hobsi qe dha idene e totalitarizmit, Lokut te qeverise liberale dhe Lajbnicit qe ishte per idete republikane bashke me Zhan Zhak Rusoin.
Largimi i konceptit Zot u be nga Imanuel Kanti qe u quajt revolucioni Kopernikan sepse ai me metafiziken e quajti si idealizmi transhedental duke ra ne agnosticizem as qe mund te mohohet dhe as qe te mund te vertetohet. Kanti ishte kritiku i filozofise empirike Britanike ai ishte i ndikuar nga David Hume keshtu Kanti ishte nje themelues i Etikes sekulare sipas maksimes : Sillu ashtu qe maksima e sjelljes tende te jete nje shembull universal.
Idea e imperativit kategorik eshte : mos bej keq , sepse nuk eshte mire te besh keq pra krijimi i nje lloj ndergjegjeje sekulare.
Pas Kantit vjen idealizmi gjerman : Fihte, Shellingu dhe Hegeli ishin teolog para se te merreshin me Filozofi tek ato paraqitet koncepti i NDERGJEGJES dhe emerimi i Zotit u be me terma tjere si Absoluti , pra asnje nuk e mohoi se egziston Absoluti por ato u perpoqen te spjegojne EVOLUIMIN E NDERGJEGJES sidomos HEGELI tek vepra e tij Fenomenologjia e Shpirtit.
Idealizmi Gjerman e prodhoi NDERGJEGJEN KOMBETARE dhe keshtu ato levizen rroten e historise duke krijuar edhe levizjen romantike me cka edhe i dhane fund epokes se perandorive duke u paraqitur ne histori si njesi Komb shteti dhe me pas rendi nderkombetar i krijua mbi parimin e komb shtetit.
Ogyst Konti ishte nje reformator, pozitivist dhe idea e tij ishte qe te largohet gjithe metafizika ne menyre qe shoqeria te zhvillohet dhe te reformohet ne menyre qe te zhvillohet shkenca, sepse shkenca ishte themeli mbi te cilat zhvilloheshte shoqeria dhe morri hov zhvillimi i kapitalizmit, sepse vetem shkenca arriti qe te rris ne menyre enorme produktivitetin e pergjithshem. Keshtu pra kapitalizmi me pas diktoi edhe zhvillimin e pergjithshem.