Home KRYESORE Zgjedhjet Vendore të 2023, 46 organizata të shoqërisë civile apel politikës: Kontribuoni...

Zgjedhjet Vendore të 2023, 46 organizata të shoqërisë civile apel politikës: Kontribuoni për një process zgjedhor me integritet

Më 14 maj 2023 shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur pushtetin vendor që do të drejtojë 61 bashki për katër vitet e ardhshme. Në këto zgjedhje do të zgjidhen 61 kryetarë bashkish si dhe 1619 këshilltarë.

Albania Community Assist e mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Ambasada Britanike, së bashku me 46 Organizata të Shoqërisë Civile vlerësojnë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për përcaktimin e rrugës së vendit për ndërtimin e një shoqërie demokrative funksionale. Nisur nga kjo qasje, Organizatat e Shoqërisë Civile nënshkruese i drejtohen të gjitha subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 Majit me një Deklaratë Publike.

Po ashtu, nëpërmjet kësaj Deklarate, organizatat e shoqërisë civile, duke vlerësuar ndikimin e votuesve në zgjedhjen e strukturave vendore, i bëjnë thirrje publikut në përgjithësi dhe në veçanti votuesve në të 61 bashkitë

Ne besojmë se mbrojtja dhe garantimi i mirëfunksionimit demokratik të organeve të qeverisjes vendore është jetike për të ardhmen dhe demokracinë në vend dhe se të gjithë duhet të kontribuojmë për arritjen e saj. Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve. Kandidimi i figurave me të shkuar të dyshimtë është kosto për vetë partitë politike që i kandidojnë, por në radhë të parë është cënim i demokracisë dhe rendit kushtetues.

Jemi të bindur se zgjedhjet e lira, të drejta, konkuruese, transparente, gjithëpërfshirëse janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e të zgjedhurve vendor dhe garanci për një qeverisje vendore më pranë komunitetit dhe që ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së tij.

Kjo deklaratë mbështetet në kuadër të projektit “Ndërtimi i integritetit zgjedhor dhe qëndrueshmërisë së partive politike” zbatuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci, financuar nga FCDO nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka për qëllim të mbështesë partitë politike që të bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme ndaj ndikimeve malinje dhe korruptive.

Share: