Home KRYESORE A po luani për një kthim të mundshëm të Bashës në krye...

A po luani për një kthim të mundshëm të Bashës në krye të PD? Si përgjigjet Bardhi

Gazment Bardhi është pyetur në studion e emisionit “Opinion” nëse me vendimin e tij për të marr gurpin parlamentar të PD, po luan për të rikthyer Bashën si drejtues në parti. Edhe pse i është shmangur një përgjigjeje direkte, Bardhi tha se ai vetë është tashmë në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar dhe jo në cilësinë e kryetarit të partisë.

Pjesë nga intervista  

Blendi Fevziu: Dorëheqja e Alibeajt, është një tentativë për t’i hapur një kthim të mundshëm të Bashës? A po luan Alibeaj për një kthim të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD?

Gazment Bardhi: Nuk e di, unë e kam kuptuar aktin e dorëheqjes së zotit Alibeaj siç ai e ka shpjeguar në publik.

Blendi Fevziu: Po ju vetë Bardhi po luani për një kthim të mundshëm të Bashës në krye të PD?

Gazment Bardhi: E kam shprehur qëndrimin tim dhe është publik. Kam qenë ndër të vetmit nga të dyja pjesët, së bashku me një pjesë të madhe të madhe të grupit parlamentar që kemi bërë thirrje mbi mënyrën si gjithë PD do duhej të hynte në një zgjedhje. Tani jemi në një fazë të re kur zgjedhjet kanë mbaruar. Unë nuk e kam komentuar rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk ka nevojë për t’u komentuar. Si politikan secili prej nesh do duhet vetëm ta lexojë atë rezultat.

Blendi Fevziu: A i hap dorëheqja e Alibeajt rrugë një rikthimi të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD? Pyetja është e drejtpërdrejtë.

Gazment Bardhi: Që të bëj një shpjegim. Unë kam pranuar përgjegjësinë e drejtuesit të grupit parlamentar por nuk kam cilësinë që kishte Alibeaj në drejtimin e Partisë Demokratike./Opinion.al

Share: