Home KRYESORE Çdo 5- Maj, përballemi me një stuhi reagimesh të denja për një...

Çdo 5- Maj, përballemi me një stuhi reagimesh të denja për një spital psikiatrik.

Nga Zhaneta Barxhaj

5 Maji, vetëm atë çka është thelbi i kësaj date, mesa duket shumë pak e kujtojnë.

Nuk ka rëndësi, se u vranë 28 apo 6 mijë, këto saktësira i takojnë historianëve. Ne si qytetarë, të një vendi që na i lanë trashëgim ata që dhanë jetën, paçka se e deformuan të gjallët e mëpasshëm, duhet të nderojmë edhe në qoftë një dëshmor i vetëm.

Gjyshi im doli partizan në moshë fare të re (që po ta krahasojmë me moshatarët e tij sot, që dergjen tik-tokut, dënden me hashash etj etj, është për të vēnë kujën). U plagos në luftë si shumë të tjerë, por kurrë nuk menduan se po luftonin për En@jerin apo komunizmin. Ata luftuan kundra pushtuesit. Askush prej tyre nuk do jepte jetën për komunizmin, tjetër gjë seç ndodhi pas asaj lufte.

Dita e dëshmorëve është për ata djem e vajza që besuan në idealin e lirisë, të atdheut, të humanizmit.
Luftuan aq sa dinin, aq sa mundën, nē një luftë të pabarabartë, veshur me opinga e të pangopur.

Mbrojtën të gjithë ushtarët italian e civilët hebrenjë, duke marrë përsipër edhe të vriteshin. Lufta kundër pushtuesit në shekuj ka ngrënë koka. Dhe ata qëndruan ballëlart para vdekjes, duke na bërë krenar.

Të përdhosësh këtë ditë me histori komunistësh të ndarë nē ballist e partizanë, është e turpshme. Të urosh dëshmorët duke i njehësuar me komandantin legjendar Kancer Hoxhën është një tmerr i madh, kjo edhe për faktin se ky matrapaz përveç shitjes së vendit te jugosllavët, nuk luftoi kurrë.

Përfundimisht, ne kemi harruar të nderojmë. Ne kemi filluar të përbaltim çdo ideal dhe sakrificë të të parëve tanë. Respekt dhe falenderime të gjithë atyre, të cilët dhanë jetën, që edhe ne të kishim një atdhe.

Atdheu është i joni, politikanët ikin e vinë. Një ditë do jetë patjetër ashtu si ata e ëndërruan, ashtu si ne e ëndërrojmë. Dëshmorët e çdo etape të historisë janë krenaria jonë. Përulem me mirënjohje në këtë ditë, për gjithë dëshmorët e atdheut!

Share: