Home Gjeo-Ekonomia KFOR për tensionet në Kosovë: Shqipëria shprehu mbështetjen e plotë për misionin...

KFOR për tensionet në Kosovë: Shqipëria shprehu mbështetjen e plotë për misionin tonë

Si shumë vende të tjera, edhe Shqipëria ka dënuar veprimet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it në Veri të Kosovës duke u bërë thiirje palëve të ulen në dialog.

Përmes një shënimi në “Twitter”, faqja zyrtare e KFOR-it, thotë se komandanti Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

KFOR-i shton më tej se ka marrë mbështetje të plotë nga Shqipëria për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në reagimin e KFOR-it në “Twitter”.

Ditën e djeshme u konfdrmua se 30 ushtarët të KFOR-it janë lënduar, mes të cilëve 11 italianë dhe 19 hungarezë.

360grade.al

Share: